Kanceri i gjirit/ Këshillat për çdo moshë, që duhet t'i dini për mamografinë!

Shëndetësia

Kanceri i gjirit/ Këshillat për çdo moshë, që duhet t'i dini për mamografinë!

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:21
Ilustrim

Tetori është i njohur ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ndaj dritare.net ju sjell disa këshilla për çdo moshë që duhet t'i dini patjetër para se të bëni mamografinë.

Për gratë e moshës 20 deri 30 vjeç:

-Nuk rekomandohet mamografi.
-Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit, nga mjekë apo mami të trajnuar në shërbimin parësor.
-Shpeshtësia e rekomanduar është çdo tre vjet.
-Nuk është e rekomanduar, por për gratë që janë të interesuara, këshillohet vetëekzaminimi i gjirit çdo muaj bazuar në instruktimin e dhënë nga mjeku.
-Gratë duhet të informohen për nivelin shumë të ulët për kancer gjiri në këtë moshë, por nëpërmjet aplikimit të ekzaminimit klinik dhe vetëekzaminimit ato jo vetëm ndihmojnë në kapjen e hershme të kancerit, por edhe përgatiten për të bashkëpunuar tepër në të ardhmen me programet e depistimit.

Gratë e moshës 40 deri 50 vjeç

-Identifikimi me mamografi para moshës 50 vjeç nuk është i këshillueshëm për arsye të kostoefiktivitetit të ulët që ofron.
-Sensitiviteti i mamografisë nën këtë moshë nuk është optimal. Grave të interesuara mund t'u rekomandohet ta kryejnë mamografinë çdo vit.
-Rekomandohet ekzaminimi klinik i gjirit.
-Këshillohet vetëekzaminimi i gjirit nga mjekët apo mami të trajnuar në shërbimin parësor.

Gratë e moshës 50 deri 70 vjeç

-Rekomandohet kryerja e mamografisë depistuese çdo dy vjet.
-Disa studime dëshmojnë se ekziston potenciali që nëse arrihet një mbulim i kënaqshëm i popullsisë me depistim mund të parandalohen deri në 30% të vdekjeve nga kanceri i gjirit në këtë moshë.
-Ekzaminimi klinik i gjirit dhe vetëekzaminimi i gjirit, rekomandohen të përdoren si teknika ekzaminuese plotësuese të mamografisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat