Sipas mjekëve, marrja e aspirinës së përditshme duhet kufizuar, por pse?

Shëndetësia

Sipas mjekëve, marrja e aspirinës së përditshme duhet kufizuar, por pse?

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Të pish aspirinë çdo ditë për të parandaluar problemet me zemrën dhe goditjet në tru nuk është dhe aq e rekomandueshme sa e mendonit deri më sot. 

Referuar studimeve të reja, mjekët duhet ta ndalojnë dhënien e dozave të vogla të aspirinës (siç i themi ndryshe aspirina bebe) për të rriturit mbi 60-vjeç për parandalimet e sëmundjeve të zemrës. 

Dëmet potenciale si ulcera apo hemoragjia, janë më të mëdha sesa përfitimet që merrni. Në po të njëjtën kohë, të rriturit nga mosha 40-59 vjeç që janë më të rrezikuar nga problemet kardiovaskulare duhet të kosnultohen me mjekun e tyre rreth regjimit të aspirinës që do t'i përshtatej më mirë.

"Përfundimet e studimeve thonë se përfitimet e aspirinës së përdorur nga kjo grupmoshë janë të vogla. Njerëzit që nuk kanë tendenca të vuajnë nga hemoragjia kur marrin doza të vogla aspirine, mund të përfitojnë prej saj."

Sipas tyre, ndonëse është provuar se aspirina e përditshme ul shanset për të pësuar atak kardiak apo goditje në tru, mund të shkaktojë gjithashtu probleme. Më seriozi prej të gjithave është hemoragjia në stomak apo tru. Shanset për gjakderdhje rriten me moshën dhe mund të jenë gati-gati kërcënuese për jetën.

Pavarësisht kësaj, mjekët thonë se një teori e tillë nuk është absolute dhe se marrja e dozave të vogla të aspirinës mund të jetë shumë e rëndësishme për disa njerëz. Përtej kësaj, barnat nuk janë e vetmja zgjidhje për problemet kardiake. Stili i jetës ka rol shumë të rëndësishëm, ashtu si dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik. Zgjedhje efektive është të qënit i qëndrueshëm në stilin e shëndetshëm të jetës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat