Ananasi dhe ndikimi në shëndet

Shëndetësia

Ananasi dhe ndikimi në shëndet

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Ananasi përmban një sasi të madhe mangani, një element gjurmë që ndikon në metabolizmin e kalciumit, sipas hulumtimit të kryer në Amerikë. Gratë që vuanin nga osteoporoza, siç u gjet në një studim, kishin 33% më pak mangan sesa ato që ishin të shëndetshme.

Mangani absorbohet shpejt nga trupi, ndërsa është tipike që një porcion ananasi përmban 70% të manganit që trupi duhet të marrë çdo ditë.

Ananasi ka vlerë të madhe ushqyese pasi është i pasur me vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidantë, përmban nivele të larta të β karotenit që ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit makular me 35%, është i pasur me kalcium, fosfor, magnez, tiaminë, natrium, kalium, sheqer frutash (sakarozë), shumë fibra si dhe enzima bromelain.

është një enzimë tretëse që ndihmon tretjen e ushqimit, gjendet vetëm në ananas të freskët dhe duhet konsumuar pas një vakti të pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat