Ky është orari më i mirë për të ngrënë darkë

Shëndetësia

Ky është orari më i mirë për të ngrënë darkë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ky është orari ideal për të ngrënë darkë; Oraret e tjera ndikojnë në shëndetin e zemrës!

Shumë njerëz hanë edhe pas orës 19.00 dhe akoma më shumë preferojnë diçka të shpejtë edhe përpara gjumit.

Mjekët paralajmërojnë se koha e të ngrënit mund të përbëjë faktor rreziku për shëndetin e zemrës. Ora biologjike e trupit të njeriut ndikon tek tretja, metabolizmi dhe hormonet.

Rrjedhimisht është e logjikshme të mendohet se koha e ushqyerjes mund të ndikojë në reagimet e trupit ndaj ushqimit. Kur vjen puna tek sëmundjet e zemrës, ajo që ka rëndësi është edhe cilësia e ushqimit, pra jo vetëm koha e ngrënies së tij.

Nëse stili i jetesës u lejon ushqyerje të vonshme në mbrëmje, atëherë të paktën sigurohuni që nuk do të konsumoni ushqime të shpejta.

Këto të fundit ofrojnë më shumë kalori dhe rreziku i mbipeshës mund të jetë më i dëmshëm për zemrën në një periudhë afatgjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat