Mos e injoroni rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve

Shëndetësia

Mos e injoroni rrjedhjen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Nëse gjatë pastrimit të dhëmbëve vëreni se po rrjedhin gjak, do të ishte mirë që sa më shpejt t'i drejtoheni stomatologut. Sëmundja e mishrave të dhëmbit, që njihet si gjingjiviti, paraqet paraqitjen e baktereve dhe mund të hiqet vetëm me ndihmën e stomatologut.

Si ndodh kjo? Nëse pllaka e dhëmbit qëndron më gjatë në dhëmbët tuaj, sepse nuk shkoni rregullisht te stomatologu, rreziku është më i madh se do të ballafaqoheni me inflamacione dhe ënjtje në pjesën e brendshme të gojës.

Prandaj, pastrimi i shpeshtë i dhëmbëve mund të jetë shumë irritues dhe kështu vjen deri te gjakrrjedhja. Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga gjingjiviti, sepse nuk reagojnë derisa ndjejnë dhimbjen. Nëse me kohë nuk e ndaloni këtë problem, mund të shfaqet parodontoza, e në fund mund të humbni dhëmbët dhe vjen deri te problemet me eshtra brenda dhëmbit.

Sipas të dhënave nga Instituti amerikan, mishrat e sëmurë të dhëmbit mund të ndikojnë me probleme serioze shëndetësore, si probleme me zemrën dhe diabet. Mundësia e vetme për ta anashkaluar gjingjivitin është kujdesi oral, t'i pastroni dhëmbët dy herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat