Përfitimet shëndetësore nga Konsumimi i Avokados

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore nga Konsumimi i Avokados

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Duke qenë se avokadot kanë një përmbajtje të lartë fibre dhe yndyrnash mono-të-pangopura, ato të ngopin shpejt dhe të mbajnë të ngopur për më gjatë, të paktën 3 orë. Gjysmë avokado përmban 10 gramë yndyrna mono-të-pangopura dhe 5 gramë fibër.

Avokado përmban kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut. Një filxhan çaji me copa avokado ofron 728 mg kalium, ose 300 mg më shumë se një banane mesatare. Kaliumi pastron trupin nga kripa e tepërt, pastron enët e gjakut dhe mbron zemrën. Përveç pastrimit të enëve të gjakut, avokadoja ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe e mban zemrën të shëndetshme.

Studiuesit kanadezë kanë zbuluar se substanca avocatin B që gjendetk tek avokado pengon proceset qelizore që përbëjnë pikënisjen e diabetit të tipit 2. Kjo substancë e bën trupin të përpunojë më mirë glukozën në gjak dhe të përmirësojë reagimin ndaj insulinës. Sipas tyre, njerëzit që hanë avokado rregullisht përballen me një rrezik të ulët të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat