Tre këshilla për buzë sa më të buta gjatë dimrit

Shëndetësia

Tre këshilla për buzë sa më të buta gjatë dimrit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:11
Ilustrim

Me ardhjen e vjeshtës, është koha për disa ndryshime në rutinën e përditshme të kujdesit. Përveç lëkurës, është e rëndësishme të kujdesemi për buzët, të cilat në muajt e ardhshëm priren të plasariten. Buzët e plasaritura, përveçse nuk duken mirë estetikisht, janë edhe të dhimbshme, ndërsa gjithashtu nuk ndihmojnë për të aplikuar mirë buzëkuqin.

Çfarë duhet të bëni në këtë rast? Sekreti numër 1 që duhet të dini është pastrimi.

Eksfolimi do të largojë qelizat e vdekura dhe kutikulat nga buzët, duke i lënë ato tepër të buta. Hapi tjetër është hidratimi. Aplikoni pak hidratues pas eksfolimit dhe përsëriteni në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës.

Kështu do të hidratohen vazhdimisht, por edhe do të mbrohen nga i ftohti që do të fillojë së shpejti. Së fundmi, mos zgjidhni çdo herë tekstura mat. Ndryshe nga buzëkuqët kremoz apo me shkëlqim, ato i dehidratojnë buzët, ndaj zgjidhni ato vetëm për raste të veçanta. Në jetën e përditshme, zgjidhni një produkt që nuk do t’i thajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat