Zbuloni vlerat e paçmuara ushqyese të kungullit dhe përfitimet për trupin

Shëndetësia

Zbuloni vlerat e paçmuara ushqyese të kungullit dhe përfitimet për trupin

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Kungulli është shumë më shumë se një dekorim i bukur për shtëpinë gjatë Halloween-it, ose sezonit të vjeshtës. Është nje perime e jashtëzakonshme e varfër në sheqerna dhe e pasur në vitamina dhe minerale. Ashtu si të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe kungulli është  i pasur me vitaminë A.dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta sepse ka një përmbajtje shumë të ulët te karbohidrateve. Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.

Nese konsumojmë kungull përfitojme rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.

Kungull është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare:Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarkti, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka. 

Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene,që përmban kjo perime fantastike jane te rendesishme per shëndetin e syve dhe ndihmojne për të luftuar radikalet e lira. Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie I pasur me antioksidantë eshte mjaft i mie për të luftuar plakjen e lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve. Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat