Origjina e autizmit mund të fshihet në neurone

Shëndetësia

Origjina e autizmit mund të fshihet në neurone

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Numri i lartë i sinapseve sjell disfunksion në zonën përgjegjëse për komunikimin

Neurone me numër më të lartë sinapsesh, mund të jetë shkaku dhe origjina e disa formave të autizmit. Kjo është hipoteza e fundit e hedhur nga disa grupe kërkimore nga universitetet italiane dhe e publikuar në revistën shkencore Nature Communications.

Sipas studiuesve, është vërejtur një disfunksion që lidhet me neuronet në një zonë cerebrale që është përgjegjëse për komunikimin. Specifikisht kanë një numër shumë më të lartë sinapsesh, të cilat kanë si funksion pikërisht dërgimin dhe marrjen e sinjaleve mes neuroneve.

Vrojtimi nëpërmjet rezonancës magnetike  duke patur si model kafshët, ka treguar se ky ndryshim është I lidhur me një keqfunskionim të mekanizmit molecular të një proteine, që shërben si rregullatore e prodhimit të sinapseve.

Pikërisht kjo mund të jetë në të ardhmen targeti për tu trajtuar me medikamente. Kërkuesit në laborator kanë vërtetuar se kur kjo proteinë bllokohet me ilaçe aktiviteti i saj  pushon duke sjellë një normalizim të niveleve fiziologjike të sinapseve , duke ristabilizuar një funskionim korrekt të lidhjeve cerebrale.

Kërkuesit gjithashtu kanë arritur të kontrollojnë nivelet edhe tek njeriu, dhe bë të dy rastet nga vrojtimet rezulton se edhe luhatjet por edhe efektet e tyre janë të njëjta si tek kaviet ashtu edhe tek njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat