Shmangni ngjitjen shkallëve: Këshilla për shërim më të shpejtë pas prerjes cezariane

Shëndetësia

Shmangni ngjitjen shkallëve: Këshilla për shërim më të shpejtë pas prerjes cezariane

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Duhet të pushoni

Pas lindjes duhet të mblidhni forca, sepse duhet të kujdeseni për fëmijën, por është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që rikuperimi juaj nga një operacion cezarian të jetë cilësor.

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar ta bëni këtë,.

1. Ngadalësoni

Prerja cezariane është një operacion i madh dhe është e rëndësishme të kujdeseni për veten. Mos ngrini asgjë më të rëndë se foshnja në javët e para dhe përpiquni të mos sforcoheni. Mbajeni barkun ndërsa teshtini, kolliteni, qeshni.

2. Lehtësoni dhimbjen tuaj

Kompresat e ngrohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Bisedoni me mjekun tuaj se cilat medikamente janë të sigurta për t’u përdorur gjatë ushqyerjes me gji. Përveç kësaj, pini shumë lëngje dhe hidratohuni mjaftueshëm.

3. Pushimi është i rëndësishëm

Ju keni bërë një operacion të vështirë, trupi duhet të rikuperohet. Mundohuni të pushoni sa herë të gjeni mundësinë dhe kërkoni nga anëtarët e familjes që të marrin të paktën disa nga përgjegjësitë tuaja.

Është gjithashtu e rëndësishme që të ngriheni nga shtrati brenda 24 orëve pas lindjes. Kjo do të lehtësojë dhimbjen tuaj, do të vejë në lëvizje zorrët tuaja dhe do të parandalojë bllokimin e enëve të gjakut. Mos lëvizni shumë lart shkallëve.

4. Ushqimi është i rëndësishëm

Sigurohuni që të zgjidhni ushqime cilësore dhe të hani shëndetshëm.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni duke ushqyer me gji, sepse ju jeni burimi kryesor i nutrientëve për foshnjën.

5. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor

Zakonisht të gjithë flasin se si të kujdeseni për trupin tuaj dhe ne harrojmë se shëndeti mendor i nënës është veçanërisht i rëndësishëm. Ndryshimi i papritur i ndjenjave dhe depresioni pas lindjes janë gjëra reale dhe nuk duhet t’i injorojmë.

Nëse vini re se ndiheni keq, se jeni të trishtuara dhe nuk ju intereson, më së miri do të ishte të flisni me dikë të afërt, por edhe me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat