Çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore, sipas një metode të lashtë japoneze

Shëndetësia

Çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore, sipas një metode të lashtë japoneze

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:07
Ilustrim

Arti i lashtë japonez i Jin Shin Jyutsu beson se çdo problem në trupin e njeriut i ka rrënjët tek tensioni. Dhe mënyra më e mirë për të hequr qafe tensionin është duke pastruar rrugët e bllokuara të energjisë përmes masazheve të duarve. Sipas kësaj praktike, çdo gisht është i lidhur me organe dhe emocione të caktuara. Pra, gjithçka që duhet të bëjmë është të masazhojmë butësisht gishtat dhe duart në mënyrë që të ndiejmë lehtësim nga një problem i caktuar.

Bright Side ofron një udhëzues për pikat e presionit të dorës që do ta ndihmojnë trupin tuaj të ndihet më mirë.

Funksioni i 5 gishtave të dorës

Gishti i madh: është i lidhur me stomakun dhe shpretkën dhe mund të ndihmojë me problemet e tretjes dhe dhimbjet e kokës. Mund të ndihmojë gjithashtu me problemet e tretjes dhe depresionin.

Treguesi: Sipas metodës japonenze, përfaqëson veshkat. Masazhimi i tij ndihmon me dhimbjen e shpinësm por gjithashtu me atë të dhëmballëve, frikërat, apo pjesën e shpatullave lart.

Gishti i mesit: Lidhet me mëlçinë dhe na ndihmon me lodhjen, kollën e thatë dhe problemet me sytë. Gjithashtu mund të ndikojë në stabilizimin e inatit tonë, apo problemeve me paqëndrueshmërinë.

Gishti i unazës: Eshtë i lidhur me mëlçinë dhe zorrën e trashë. Na ndihmon me frymëmarrjet e thella, mërzitjen dhe energjinë negative. 

Gishti i vogël: Lidhet me zemrën dhe masazhimi i tij mund t'ju qetësojë nervat në momente stresi. Gjithashtu ju ndihmon me pasiguri dhe konfuzion.

Majat e gishtave

Duke ushtruar presion të lehtë mbi to, mund të minimizoni simptomat e gripit të zakonshëm, si temperatura apo dhimbja e fytit. Maja e gishtit të madh lidhet me diafragmën, gishti tregues dhe ai i mesit me kokën, gishti i unazës me dorën dhe gishti i vogël me solar plexus, nervat që luajnë rol të rëndësishëm në stomak, veshka dhe mëlçi. Çfarë mund të bëni është të pickoni majën e çdo gishti për 20 sekonda.

Lidhjet mes 4 gishtave

Këto 4 pika presioni janë të vendosura midis gishtit të dytë dhe të tretë dhe ato janë të lidhura me sytë dhe veshët. Sytë e lodhur, dhimbja në sy, zhurma e veshëve dhe dhimbjet e veshit mund të lehtësohen duke masazhuar këto zona të gishtërinjve. Gjithashtu, adhuruesit e akupresurës besojnë se këto pika mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, veçanërisht për fëmijët.

Pika që lidhet me zemrën

Kjo pikë është ideale për lehtësimin e ankthit dhe ka prova për të mbështetur këtë pretendim pasi një studim i vitit 2017 na ka dhënë mjaftueshëm pohim. Sipas gjetjeve të tyre, njerëzit të cilëve iu bë një masazh i duarve përpara se t'i nënshtroheshin një procedure të zemrës ishin më pak të shqetësuar për operacionin. Mund t'i masazhoni këto pika në të dyja duart për 1 minutë secila dhe të ndjeni lehtësimin e tyre.

Pikat në mesin e kyçit

Për ta gjetur fiks këtë pikë, duhet të tendosni 3 gishtat në mes dhe të shihni zonën që krijohet në mesin e kyçit tuaj, si nga ana e jashtme ashtu dhe ajo e brendshme. Mund ta masazhoni nëse doni të qetësoheni nga dhimbja e stomakut, apo të përzierat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat