A ndihmojnë kafeja e çaji në uljen e rrezikut për sulm në tru?

Shëndetësia

A ndihmojnë kafeja e çaji në uljen e rrezikut për sulm në tru?

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:50
Ilustrim

Në një studim të ri, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim që konsumimi i kafesë, çajit ose i të dyjave, lidhet me një rrezik të reduktuar të sulmit në tru.

Megjithatë, hulumtimi, i cili shfaqet në revistën PLOS Medicine, nuk dëshmon që kafeja dhe çaji shkaktojnë drejtpërdrejt ulje të rrezikut. Shkencëtarët do të duhet të kryejnë më shumë kërkime për të kuptuar nëse lidhja është shkakësore.

Edhe pse studiuesit kanë hetuar lidhjet midis kafesë, çajit, goditjes në tru dhe demencës në të kaluarën, “polemikat e konsiderueshme” mbeten, siç shpjegojnë autorët e studimit të ri, shkruan medicalnewstoday.

Megjithatë ata shkruajnë se studimi aktual shkon disi drejt mbylljes së këtij boshllëku.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën kanë demencë dhe ky është shkaku i shtatë kryesor i vdekshmërisë në botë.

Demenca është një emër i përgjithshëm për një sërë simptomash të karakterizuara nga një rënie progresive njohëse. Prek kryesisht personat e moshuar.

Nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksojnë se sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës.

Sipas tyre, goditja në tru është një tjetër shkak kryesor i vdekjes.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 795 mijë njerëz përjetojnë një sulm çdo vit.

Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në tru bllokohet ose një enë gjaku në tru shpërthen. Kjo bën që indet e trurit të vdesin ose të dëmtohen.

Goditja në tru dhe demenca ndajnë rreth 60% të të njëjtëve faktorë rreziku dhe parandalues. Goditja në tru gjithashtu rrit ndjeshëm shanset e zhvillimit të demencës.

Studiuesit kanë vlerësuar se parandalimi i njerëzve nga një goditje në tru mund të parandalojë një të tretën e rasteve të çmendurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat