Humbja e sovranitetit

Shëndetësia

Humbja e sovranitetit

Prof. Dr. Afrim Koliqi               Nga Prof. Dr. Afrim Koliqi Më 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Dozë vaksine kundër koronavirusit.

Bota në vazhdimësi po kërcënohet nga p(l)andemija kovid-19. Ne tani të gjithë jemi koshient se po jetojmë në kohën më sfiduese dhe problematike. Jemi në mes të një p(l)andemije ku qytetarët dhe shtetet po mbyllen me muaj të tërë. Njerëzit po humbin shëndetin dhe jetën, punët dhe bizneset e tyre. Sëmundjet mendore dhe vetëvrasjet po rriten nëpër botë, inflacioni po shkatërron jetën sociale dhe ekonominë. Censurat e medieve, ndarja dhe polarizimi i shoqërisë në të vaksinuar dhe jo të vaksinuar, pro dhe kundër pandemisë duken fatkeqësisht si normale. Kjo situatë ka shkaktuar efekte të thella përçarëse për shoqëri të tëra që më parë kanë qenë tolerante. Por akoma më shqetësuese është se ne po qëndrojmë pranë ndryshimit të qytetërimit, që po afrohet me pasojat e saj thellësisht komplekse, që rezultat kanë rreziqet që pak po i dallojmë e po na transferojnë në një botë kaotike e apokaliptike që po na pret në perspektiv.

Si po vjen ky ndryshim në jetë? Komplotet, lojërat me energji dhe tregues ekonomik e keq informimet e qëllimshme, vaksinimi i njerëzimit për antikovid-19, futja e pasaportës së vaksinës që në dukje është e parrezikshme, janë çështje esenciale që paraqesin fundin e modelit të lirive dhe te drejtave të njeriut. Kjo pako aktuale e p(l)andemisë derivon dhe ndryshon mënyrën e jetës të shoqërisë njerëzore.

Masat antikovid e datës 30 nëntor 2021, të qeverisë së Republikës se Kosovës, dëshmuan dhe njëherë mospërputhjen me interesat e përgjithshme të zhvillimit social dhe ekonomikë të vendit, ndonëse aktualisht është një gjendje stabile me kovid-19 pa asnjë të vdekur.

Masat dhe sanksionimet e reja janë kundër kushtetuese dhe antidemokratike janë përgjigjja e gabuar ndaj një problemi të tillë si p(l)andemija e sforcuar me masa të njëpasnjëshme shtrënguese johumane. Qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të vetëvendos për vaksinim. Kjo e drejtë i garantohet me nenin 26 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (paragrafet 1-4), si dhe me Rezolutën e Këshillit të Evropës nr. 2631 të datës 26 janar 2021 (7.3.1 dhe 7.3.2), dhe me Kodin e Nurembergut (1-10). Poashtu vaksinimi me detyrim nga organet shtetërore, bie në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 20, paragrafi 1 i Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve për kujdesin shëndetësor.

Këto masa sanksionuan kufizimin e jetës normale me detyrim vaksinimi, lëvizjen e lirë, qasja në punë, bartja e maskave në ambiente të jashtme, dhe kufizimet në veprimtarit kulturore e sociale. Masat e fundit shndërruan Kosovën në një “burg” të madh ku amnisti eventuale mund të ketë vetëm për ata që kanë marrë ndonjë dozë vaksine dhe kanë detyrim ta marinë dhe dozën e tretë apo të dëshmojnë, edhe pse janë vaksinuar, me teste se nuk janë të infektuar. Pjesa e pavaksinuar e popullit orientohet me detyrim kah vaksinimi ose dënim dhe izolim si në burg. Kështu qeveria e zgjedhur nga populli humbi sovranitetin e shoqërisë duke i imponuar diktaturë sanitare.

Fushata më e madhe e vaksinimit në histori është duke u zhvilluar. Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg janë administruar më shumë se 8.09 miliardë doza në 184 vende të botës. Norma e fundit ishte afërsisht 37.1 milion doza në ditë. Deri me datë 3 dhjetor 2021 në ora 1:00 janë konfirmuar 263 563 622 raste të infektimit dhe 5 232 562 raste fatale të vdekshmërisë. Sipas bazës VigiAccess të OBSH-ës deri në nëntor 2021 nga vaksinat kundër Covid-19 të bazuara në 2,528,564 raportime, figurojnë 1,522,742 efekte anësore me çrregullime të përgjithshme dhe 1,192,0581 me çrregullime neuropsikiatrike, etj. Në CDC amerikane (Centers for Disease Control and Prevention) në bazën e të dhënave, nëntor 2021, janë raportua 634,609 raste me efekteve anësore të vaksinave kundër Covid-19 që kanë natyrën e rreziqeve të drejtpërdrejta jete deri në fatalitet.

Është me vlerë e vërteta sidomos kur gërshetohet me shkencë dhe me sinqeritet. Kjo u prezantua me çiltërsinë e zonjës Kamala Haris. Ajo në prononcimin e saj thotë se të gjithë të shtruarit në spital të sëmurë me C-19 janë të vaksinuar dhe të gjithë ata që kanë vdekur prej C-19 kanë qenë të vaksinuar. Kur gazetaret mbeten gojë hapur dhe të shokuar ajo tha: përsëritëm edhe njëherë, kjo nuk është një shaka. Ajo vazhdoj:po kjo nuk ka pikën e rëndësisë, ngrijeni atë mëngë dhe nguleni atë gjilpërë ka përfunduar mesazhin e saj zonja Haris.!

Dr. Maurice R Hilleman ishte njëri nga shkencëtarët më në zë brenda industrisë së vaksinave, respektivisht shkencëtar i shquar në kompaninë farmaceutike MERCK.

Ky shkencëtar pak vite para vdekjes, bëri një audio regjistrim në të cilin pranon plotësisht se vaksinat me të cilat u vaksinuan mbi 30 milionë njerëz në botë ishin të kontaminuar me leukemi, virusin e kancerit dhe AIDS'it. Ai thotë se AIDS'in e importuam në Afrikë!!! Në këtë kuptim, Dr.Hilleman i ka inkurajuar kolegët e tij shkencëtarë që të fshehin të vërtetën e frikshme. Përkundër këtij faktit ka një incizim dhe mund të dëgjohet deklarata e tillë. Ky regjistrim është injoruar për vite me radhë 

Luc Montignier virolog francez i cili fitoi çmimin Nobel në 2008 në Fiziologji e Mjekësi, argumentoi në vitin 2020, se SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, ishte bërë nga njeriu në një laborator dhe se mund të ketë qenë rezultat i një përpjekjeje për të krijuar një vaksinë për HIV/AIDS. Sipas Montagnier, "prania e elementeve të HIV -it dhe embrionit të malaries në gjenomin e koronavirusit është shumë e dyshimtë dhe karakteristikat e virusit nuk mund të ishin shfaqur natyrshëm.

Në të gjithë botën, mjekët që po shpëtojnë jetë me ilaçe efektive për COVID-19 dhe variacionet e tij pushohen nga puna, kërcënohen dhe censurohen. Dr. David Brownstein trajtoi me sukses qindra pacientë Covid në SHBA me peroksid hidrogjeni të nebulizuar. Edhe njerëzit që ishin pranë vdekjes u shëruan brenda pak ditësh. Qeveria e detyroi Dr. Brownstein të ndalonte së shkruari për trajtimin e tij të suksesshëm dhe i gjithë logu i tij mjekësor u hoq nga interneti. Në Holandë, Dr. Rob Elens po shëronte të gjithë pacientët e tij Covid në katër ditë me HCQ (hidroklorikinë) dhe zink. Qeveria kërcënoi se do t'i hiqte licencën mjekësore, nëse ai nuk ndalonte menjëherë. Ai në fakt me këtë urdhër qeveritar ishte urdhëruar që të linte njerëzit të vdisnin. Dr. Elens më pas bëri disa video për të informuar njerëzit për kurat për Covid, të cilat u hoqën menjëherë nga interneti. Dr.Vladimir Zelenko me protokollin e tij duke përdor HCL(hidroksil, zinkun dhe azitromicinën shëroj me mijëra njerëz. Në intervisten e tij deklaroj se po i rrezikohet jeta, familja dhe ekzistenca ekonomike për të jetuar.

Dr. Robert Malone (shpikësi kryesor i vaksinës mRNA) ka pohuar se vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 mund të përkeqësojnë infeksionet COVID-19. Duke u bazuar në studime e hershme mbi ilaçet ekzistuese të përdorura në trajtimin e COVID-19, propozoi Famotidinën dhe Hidroksilklorinën e bashkë studiuesi i tij mjeku Pierre Kory përdorimin e Ivermektinës. Ai kohë më parë deklaroi se mbi 20 studime shkencore me rishikim profesional vërtetojnë se imuniteti natyral të mbron më mirë, është më i fuqishëm dhe më kohë zgjatje më shumë sesa vaksinat.

Hipokrizia e pseudoshkencës nuk ka fund. I pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer ka deklaruar se “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj variantit më të ri Omicron”, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”.

Dr. Reiner Fuellmich është një avokat gjyqësor me famë botërore, i cili ka ngritur padi korporatave të mëdha mashtruese për dekada. Dr. Fuellmich dhe një rrjet i gjerë ndërkombëtar avokatësh kanë intervistuar më shumë se njëqind ekspertë nga çdo fushë e shkencës. Ata kanë prova bindëse se pandemia dhe bllokimet e ndryshme janë krimet më të këqija kundër njerëzimit të kryera ndonjëherë. Testet PCR janë 100% mashtruese. Zyrtarët e qeverive korruptohen, kërcënohen masivisht për të bashkëpunuar për interesa të shoqërive të fshehta e mediet përdoren për të mashtruar botën.

Është e pamundur të vlerësohet dëmi afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për shëndetin e njerëzve me një mbyllje të vazhdueshme, e masa jo humane. Miliona viktima të një izolimi të vazhdueshme nga Covid-19 do të transferohen nga një gjendje normale, ata do të përkushtohen në alkoolizëm, të pastrehë, vetëvrasje, sulm në zemër, goditje në tru ose veshka dhe shumë probleme tjera shëndetësore dhe vdekje masive. Përveç kësaj tek të rinjtë do të kemi paqëndrueshmëri financiare, papunësi, dëshpërim, drogëvarësi, shtatëzanitë problematike, varfëri dhe abuzime deri në fatalitet.

Qeverisë së Kosovës do ti duhej në radhë të parë të sigurojë zhvillim socioekonomik duke ofruar pako të rimëkëmbjes, ndaljen e migrimit të rinisë, zhvillim teknologjik, kohezion institucional, dhe ruajtjen e trungut kombëtar jashtë interesave të kompanive farmaceutike që kanë qëllim të sëmurin njerëzimin dhe ta reduktojnë në numër sipas rivendosjes së madhe Schwabiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat