Një person i dytë mund të jetë ‘shëruar’ në mënyrë natyrale nga HIV

Shëndetësia

Një person i dytë mund të jetë ‘shëruar’ në mënyrë natyrale nga HIV

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Në fillim të këtij muaji, doli lajmi se një grua në Argjentinë thuhet se u bë personi i dytë i njohur në botë, sistemi imunitar i së cilës me sa duket e kishte "shëruar” virusin HIV.

Raporti u publikua nga hulumtimi i botuar në Annals of Internal Medicine nga një ekip shkencëtarësh që e shohin këtë rast si hapje të një dritareje për përparime të mundshme në vijën e kërkimit të vazhdueshëm për një kurë kundër HIV.

Çfarë thonë këta shembuj të rrallë dhe të izoluar të kurave të mundshme të HIV-it për të kuptuarit tonë për virusin 40 vjet pas fillimit të krizës së shëndetit publik, ku 36.3 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDËN në mbarë botën?

Ky rasti i fundit i "kurimit” natyral të HIV-it përqendrohet te një grua 30-vjeçare e diagnostikuar për herë të parë me HIV në vitin 2013.

"Më pëlqen të jem e shëndetshme," tha gruaja e njohur si "pacientja e Esperanza", e cila foli për NBC News. “Unë kam një familje të shëndetshme. Nuk kam nevojë të mjekohem dhe jetoj sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky tashmë është një privilegj.”

Ajo nuk ka shenja të infeksionit aktiv HIV në 8 vite që nga diagnoza e saj. Testimi aktual nuk ka qenë në gjendje të zbulojë praninë e HIV në qeliza.

Pacientja Esperanza është personi i dytë i raportuar se ndoshta ka shmangur virusin në mënyrë natyrale - duke fshirë përfundimisht çdo shenjë të HIV-it aktiv - pa ndihmën e terapive mjekësore si transplantimi i qelizave staminale. E para ishte një grua nga Kalifornia, Loreen Willenberg, e cila tani është 67 vjeç. Ajo u diagnostikua me HIV në 1992 dhe sistemi i saj imunitar me sa duket kryente të njëjtin funksion të eliminimit natyral të HIV-it.

Përtej këtyre dy rasteve, shkencëtarët raportuan se kanë kuruar dy persona të tjerë, të quajtur "pacientët e Londrës dhe Berlinit", përmes trajtimeve me qeliza staminale.

Timothy Ray Brown, "pacienti i Berlinit" është personi i parë i raportuar se u shërua nga HIV përmes trajtimeve me qeliza staminale. Ai vdiq në moshën 54 vjeçare nga leuçemia në vitin 2020, sipas Shoqatës Ndërkombëtare për AIDS.

Gara për një kurë HIV ka qenë një proces i gjatë, gradual dhe shpesh zhgënjyes. Duhet të jemi të qartë se nuk kemi një kurë përfundimtare për HIV-in.

Megjithatë pvarësisht nëse është koronavirusi, hepatiti C ose HIV, jemi në një epokë ku më shumë burime, energji dhe inovacione që përpiqen të trajtojnë kërcënimet shëndetësore që prekin miliona njerëz në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat