Mikroplastika mund të lidhet me sëmundjen inflamatore të zorrëve

Shëndetësia

Mikroplastika mund të lidhet me sëmundjen inflamatore të zorrëve

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Njerëzit me sëmundje inflamatore të zorrëve kanë 50% më shumë mikroplastikë në feçe, ka zbuluar një studim.

Studimi, i publikuar në revistën Environmental Science & Technology, analizoi mostra nga 50 njerëz të shëndetshëm dhe 52 njerëz me sëmundje të zorrëve. Pjesëmarrësit ishin nga e gjithë Kina dhe plotësuan gjithashtu një pyetësor që përfshinte informacion mbi zakonet e tyre dietike vitin e kaluar.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mikroplastika mund të shkaktojë inflamacion të zorrëve dhe probleme të tjera të zorrëve te kafshët në laborator, por hulumtimi është i pari që heton efektet e mundshme te njerëzit. Shkencëtarët gjetën 42 copa mikroplastike për gram në mostrat e thara nga njerëzit me sëmundje të zorrëve dhe 28 copë te njerëzit e shëndetshëm.

Studimi nuk provon shkakun dhe shkencëtarët thanë se duhet bërë kërkime të mëtejshme. Mund të ndodhë që sëmundjet inflamatore të zorrëve (term për dy gjendje - sëmundja e Crohn dhe koliti ulceroz) i bëjnë njerëzit të mbajnë më shumë mikroplastikë.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që prireshin të pinin ujë në shishe ose të hanin ushqime të gatshme kishin rreth dyfishin e përqendrimit të mikroplastikës në jashtëqitjet e tyre. Në total, u gjetën 15 lloje të ndryshme plastike. Më të zakonshmet ishin PET, të përdorura në shishe uji dhe mbajtës ushqimi dhe poliamidi, i cili gjendet edhe në ambalazhet e ushqimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat