Kur ta lexoni këtë, kurrë më nuk do t' hidhni "mustaqet" e misrit

Shëndetësia

Kur ta lexoni këtë, kurrë më nuk do t' hidhni "mustaqet" e misrit

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Mëndafshi, apo siç njihet ndryshe në popull "mustaqet" e misrit, përmirëson qarkullimin e urinës, duke larguar kristalet e grumbulluara. Ja edhe disa nga vetitë shëruese që posedon.

NDIHMON TE DROÇKAT NË GJAK

Mëndafshi i misrit përmban vitamina K, që ndihmojnë në hollimin e gjakut, apo në shkrirjen e droçkave në gjak. Kur të lëndoheni, kjo vitaminë kujdeset që të mos humbet shumë gjak nga trupi.

KONTROLLON SHEQERIN NË GJAK

Studime të shumta kanë vërtetuar se mëndafshi i misrit ka potencial në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Pos se ngrit nivelin e insulinës, por ashtu ndihmon edhe në përmirësimin e qelizave të pankreasit, ku prodhohet insulina.

KONTROLLON KOLESTEROLIN

Kolesteroli i lartë ndërlidhet me sëmundjet e ndryshme të zemrës. Pra, duhet ta konsumoni mëndafshin e misrit për t'u mbrojtur prej komplikimeve të zemrës, si dhe kontrollon nivelin e kolesterolit në trup.

NDIKON SI DIURETIK

Përbërësit prej diuretiku të mëndafshit largojnë helmet dhe lëngjet e panevojshme nga trupi, mbrojnë nga infeksionet e traktit urinar dhe sëmundjet kardiovaskulare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat