Përvoja e viteve të fundit tregon se vaji i susamit është një terapi e sigurt për zhdukjen e akneve

Shëndetësia

Përvoja e viteve të fundit tregon se vaji i susamit është një terapi e sigurt për zhdukjen e akneve

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Në  vitet e fundit, vaji i susamit është përdorur gjerësisht në produktet për kujdesin ndaj lëkurës. Në të shkuarën përdorej edhe për të kuruar sëmundjet e lëkurës. Përveç benefiteve në flokë, vaji i susamit është i shkëlqyer edhe për kurimin e akneve. Lexoni edhe disa benefite të tij të tjera për shëndetin:

-Ka veti inflamatore dhe nuk i bllokon poret.

-Mund të shërojë plagët.

-Mund të ngadalësojë shenjat e plakjes.

Si përdoret vaji i susamit për trajtimin e akneve?

Uthull molle dhe vaj susami

Uthulla e mollës ka veti antimikrobike dhe vaji i susamit mund të ndihmojë në largimin e inflamacionit. Ju duhen 4 lugë gjelle uthull molle, 4 lugë gjelle vaj susami dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejini fort të gjithë përbërësit dhe aplikojeni lëngun në fytyrë. Lëreni të veprojë për 20 minuta, më pas lajeni fytyrën me ujë. Bëjeni njëherë në ditë.

Miell orizi dhe vaj susami

Është vërtetuar që mielli i orizit ndihmon për të absorbuar yndyrën e tepërt nga fytyra. Nëse përdoret i kombinuar me vajin e susamit, mund të ndihmojë për të reduktuar shfaqjen e akneve. Do t'ju duhet: 1 lugë miell orizi dhe 2 lugë gjelle vaj susami. Përziejini në një enë dhe aplikojeni përbërjen në fytyrë. Lëreni të veprojë për 20 minuta, më pas lajeni me ujë të ftohtë fytyrën. Është e mjaftueshme ta bëni njëherë në javë.

Shafran Indie dhe vaj susami

Shafrani i Indisë njihet për vetitë e tij antiseptike të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e lëkurës. Ashtu si vaji i susamit, shafrani mund të ndihmojë në trajtimin e akneve. Për këtë trajtim janë të nevojshme:  1 lugë gjelle shafran Indie dhe 4-5 lugë gjelle vaj susami. Përziejini përbërësit dhe aplikojeni masën në fytyrë, lëreni të pushojë për 30 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë trajtim njëherë në ditë.

Efektet anësore

Vaji i susamit nuk ka efekte anësore dhe mund të përdoret me siguri. Gjithsesi, kush ka lëkurë të yndyrshme duhet të ketë kujdes dhe ta përdorë në sasi të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat