Kanceri i prostatës/Shkenca premton ekzaminimin brenda 5 vjetëve

Shëndetësia

Kanceri i prostatës/Shkenca premton ekzaminimin brenda 5 vjetëve

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Ilustrim

Shkenca premton se brenda 5 vjetëve të ardhshme do të jetë e mundur ekzaminimi i kancerit të prostatës. Profesoreshë Ros Eeles, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit, tha se përparimet në gjenetikë dhe imazhet mjekësore do të bëjnë të mundur ekzaminimin e këtij lloj kanceri, që në etapat e para të sëmundjes. Pavarësisht se është një nga kanceret më të zakonshme, nuk ka asnjë ekuivalent të mamografisë së rregullt që zbulon kancerin e gjirit.

Arsyeja pse është e ndërlikuar identifikimi është sepse kanceri i prostatës, zhvillohet ngadalë, informon dritare.net. Kjo si pasojë sjell më pak shqetësime në trup, duke e bërë më të vështirë dhe duke e zgjatur kohën e zbulimit.

Rreth 50,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit dhe rreth 12.000 njerëz vdesin. Kanceri i prostatës prek më së shumti meshkujt në moshë.

Simptomat e kancerit të prostatës përfshijnë: nevoja për urinim më të shpeshtë veçanërisht gjatë natës, vështirësi në urinim, gjak në urinë ose spermë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat