A e shpëlani furçën e dhëmbëve vetëm me ujë pas larjes? Ju nuk jeni të vetëdijshëm se sa gabim po bëni

Shëndetësia

A e shpëlani furçën e dhëmbëve vetëm me ujë pas larjes? Ju nuk jeni të vetëdijshëm se sa gabim po bëni

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Shpëlarja e shpejtë me ujë pas përdorimit të furçës së dhëmbëve nuk e ruan pastërtinë siç duhet

Gjurmët e pastës së dhëmbëve dhe baktereve nga goja dhe duart mund të gjenden në furçën e dhëmbëve dhe nëse furça e dhëmbëve qëndron e ekspozuar në ajrin e hapur të banjës në një gjendje të tillë, do të bie në kontakt me grimcat e ajrit, të cilat mund të përmbajnë baktere të tjera të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse dentistët këshillojnë pastrimin e plotë të furçës së dhëmbëve, gjë që kërkon pak më shumë përpjekje sesa shpëlarja e thjeshtë me ujë të ftohtë.

Fillimisht, në vend të ujit të ftohtë, furça e dhëmbëve duhet të shpëlahet mirë me ujë të nxehtë, sepse temperatura më e lartë e ujit do të largojë më mirë bakteret.

Pas një shpëlarjeje të tillë, koka e furçës së dhëmbëve duhet të zhytet në një gotë me gargarë antibakteriale dhe të lihet ashtu e zhytur për të paktën dy minuta.

Në fund, furça e dhëmbëve duhet të laget me peroksid hidrogjeni të freskët prej 3%, pas së cilës do të krijohen flluska të vogla mbi të.

Pas përdorimit të peroksidit të hidrogjenit, furça e dhëmbëve duhet të kalohet përmes një vrushkulli uji të ftohtë, në mënyrë që të pastrohet mirë dhe të jetë gati për përdorim të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat