Tiparet e një personi që vuan nga çrregullimet e personalitetit

Shëndetësia

Tiparet e një personi që vuan nga çrregullimet e personalitetit

Më: 1 janar 2022 Në ora: 08:25
Ilustrim

Njerëzit me çrregullimet personaliteti (sociopatët )mund të jenë agresivë, të rrezikshëm dhe shpesh herë nuk ndihen fajtorë kur lëndojnë të tjerët. Por në anën tjetër janë shumë të lezetshëm, karizmatikë dhe gënjeshtarë të përsosur.

Një studim i ri ka zbuluar shenjat që kanë personat me çrregullime në personalitet dhe kanë prirjen të kundërshtojnë, manipulojnë apo trajtojnë të tjerët ose me ashpërsi, ose me indiferencë të pashpirt. Ja si të zbuloni nëse në jetën tuaj keni një person të tillë:

1-Bëjnë shumë komplimente. Sociopatët dinë të bëjnë shumë mirë rolin e bujarit, por thellë-thellë ata janë të pandërgjegjshëm dhe nxiten nga turpi e pafajësia.

2-Probleme në punë. Një person sociopatik shkakton shumë probleme në vendin e punës. Këta lloj njerëzit janë të pamëshirshëm me stafin, tregojnë mospërfillje me kolegët. Në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet, sociopatët nuk pranojnë asnjëherë fajin.

3-Gënjeshtra pafund. Mashtrimi dhe kontrolli janë aftësi kyçe të një sociopati. Ata e përdorin gënjeshtrën për të mbrojtur veten dhe ia lënë fajin të tjerëve.

4-Beteja mes gjinive. Femrat sociopate shprehin më shumë emocione që vijnë nëpërmjet ushqimit, vëmendjes dhe flirtimit, por zakonisht janë më manipuluese. Ndërsa meshkujt sociopatë kanë tendencë të jenë fizikisht më agresivë, shumë manipulues, të ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat