Omicron ka më pak gjasa të dëmtojë mushkëritë, sipas studimeve të reja

Shëndetësia

Omicron ka më pak gjasa të dëmtojë mushkëritë, sipas studimeve të reja

Më: 2 janar 2022 Në ora: 19:07
Ilustrim

Një numër i madh provash tregojnë se varianti Omicron ka më shumë gjasa të infektojë fytin sesa mushkëritë, gjë që shkencëtarët besojnë se kjo mund të shpjegojë pse ky variant është më infektues, por më pak vdekjeprurës.

Gjashtë studime kanë zbuluar se Omicron nuk i dëmton mushkëritë e njerëzve aq shumë sa Delta dhe variantet e tjera të mëparshme të Covid.

“Në thelb, duket se është më në gjendje të infektojë traktin e sipërm respirator – qelizat në fyt. Pra, do të shumohej në ato qeliza më lehtë sesa në qelizat e thella në mushkëri. Ky është rzultat paraprak, por studimet të çojnë në të njejtin vend.”

Nëse virusi prodhon më shumë qeliza në fyt, kjo e bën atë më të transmetueshëm, gjë që mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të Omicron. Një virus që infekton indet e mushkërive, nga ana tjetër, do të jetë potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat