E shëndetshme për sytë dhe trurin, por përmban metal që mund të shkaktojë helmim

Shëndetësia

E shëndetshme për sytë dhe trurin, por përmban metal që mund të shkaktojë helmim

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Një nga peshqit më të përdorur në kuzhinë dhe më të disponueshëm në dietën e përditshme është tuna, megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt mund të ndikojë negativsht në organizëm.

Tuna sjell shumë përfitime shëndetësore për organizmin, ndaj përveçse shton proteina në organizëm, ky peshk përmirëson shëndetin e trurit dhe syve.

Është një nga burimet më të mëdha të acideve yndyrore Omega-3 dhe përmison kujtesën, shëndetin e zemrës, por ka edhe efekt anti-inflamator.

Megjithatë, ka diçka për të cilën duhet pasur kujdes kur hani tuna të konservuar.

Një nga të metat kryesore që fshihet në të është se ka shumë vaj. Prandaj ky lloj peshku ka më shumë kalori, ndaj nëse bëni kujdes që të mos shtoni peshë, rekomandohet ta konsumoni të freskët.

Nëse jeni nga ata persona që konsumoni shumë peshk të konservuar, mendoni mirë edhe njëherë. Edhe pse natriumi është i dobishëm në rregullimin e lëngjeve të trupit, marrja e tepërt e tij mund të shkaktojë fryrje.

“Një kanaçe tuna, me ose pa vaj, përmban një të katërtën e marrjes mesatare të natriumit”, sipas Institutit Linus Pauling.

Një tjetër efekt i dëmshëm është se përmban merkur, metal që mund të shkaktojë helmim të organizmit, prandaj edhe sugjerohet që të shmanget konsumimi i tij.

Hulumtimet kanë treguar se ekspozimi ndaj merkurit lidhet gjithashtu me presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë të keq dhe rrezikun e shtuar të sulmit në zemër.

Tuna e konservuar përmban më shumë merkur sesa tuna e freskët.

Sipas studimit, nëse e bleni tunën e konservuar, shikoni etiketën ku shkruan “tuna e lehtë”, pasi atë mund ta hani një herë në javë pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat