Çfarë të hamë pas gjelit, ushqimet që djegin kaloritë e festave

Shëndetësia

Çfarë të hamë pas gjelit, ushqimet që djegin kaloritë e festave

Më: 3 janar 2022 Në ora: 11:13
Ilustrim

Është e vështirë t’i rezistosh tundimit të ushqimeve të mira, sidomos gjatë festave të fundvitit, megjithatë mund ta kontrollosh veten me disa ushqime, të cilat të ndihmojnë që t’i djegësh disa kalori që mund t’i kesh marrë me shumicë gjatë këtyre ditëve.

Ushqimi mund të jetë një mënyrë e fuqishme, si dhe natyrale, për të të ndihmuar që të jesh sa më e shëndetshme dhe të djegësh kalori pa u lodhur fare.

Çaji i gjelbër (Pini sa më shumë këto ditë të ftohta. Për më tepër është një kurë mjaft e mirë për djegien e kalorive)

Asparagu

Mollët

Specat e kuq djegës

Kanella

Por në djegien e kalorive mund të të ndihmojë edhe një lëng, i cili vjen nga përzierja e mëposhtme:

Një lugë gjelle me spec djegës të bluar

Limon me lëngun dhe lëkurën e tij

Një lugë gjelle lëng molle

Përgatitja:

Qëroje limonin dhe lëkurën e tij fute në një enë me ujë të nxehtë. Prit 10 minuta dhe shtoje aty specin djegës dhe lëngun e mollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat