Gjumi i tepërt është i dëmshëm, ka këto efekte negative

Shëndetësia

Gjumi i tepërt është i dëmshëm, ka këto efekte negative

Më: 7 janar 2022 Në ora: 07:02
Ilustrim

Shumë prej nesh ëndërrojnë për një pushim të mirë natën dhe një mëngjes të bukur pa zhurmën e alarmit. Duket sikur gjithçka që na nevojitet është gjumi dhe jeta do të përmirësohet menjëherë pasi të flemë sa të duam. Megjithatë, gjumi në fakt mund të kthehet nga miku ynë në armik nëse kënaqemi me të pa asnjë kufi.

Pse gjumi i tepërt ka shumë efekte anësore?

Mund të ndiheni të rraskapitur gjatë gjithë kohës

Çuditërisht, të flini shumë nuk do t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe energjikë. Përkundrazi, do të përjetoni lodhje dhe mungesë vullneti. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7-9 orë për të rriturit. Nëse flini më shumë se kaq, truri juaj ndihet i mjegulluar, duke mos ju lënë të përqendroheni.

Mund të jeni të prirur për dhimbje koke

Kjo është një shenjë e zakonshme e gjumit të tepërt, e cila shkaktohet nga mosfunksionimi i neurotransmetuesve. Gjumi i tepërt zakonisht sjell dhimbje koke të tipit tension. Për më tepër, nëse gërhitni, ka më shumë gjasa të zgjoheni me dhimbje koke. Një sondazh tregoi se 60% e personave që gërhasin janë të prirur ndaj tyre.

Gjendjet tuaja kronike mund të përkeqësohen

Shumë shpesh, gjumi i tepërt përkeqëson depresionin kronik dhe gjendje të tjera, të tilla si dhimbjet e shpinës. Për më tepër, nëse keni tendencë të gulçoni për ajër gjatë natës (e njohur edhe si apnea e gjumit), mund të qëndroni më gjatë në shtrat për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Si pasojë, kushtet e zemrës mund të përkeqësohen.

Mund të ndiheni më të nervozuar

Në vend që të ndiheni të lumtur dhe plot energji, ka më shumë gjasa të zgjoheni të mërzitur dhe pa humor. Zgjimi duke u ndjerë i lodhur dhe duke kuptuar se nuk mund të jeni aq produktiv sa do të dëshironit, ju prish humorin dhe ju bën më nervoz dhe të zemëruar.

Mund të plakeni para kohe

Jo vetëm që fytyra juaj plaket më shpejt, por edhe truri juaj. Vlerësohet se kjo e fundit mund të plaket deri në 2 vjet. Gjumi i tepërt shkakton probleme me kujtesën dhe përqëndrimin. Përveç kësaj, gjumi i tepërt ngadalëson metabolizmin dhe shkakton shtim në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat