Shfryn barkun dhe eliminon toksinat e tepërta

Shëndetësia

Shfryn barkun dhe eliminon toksinat e tepërta

Më: 7 janar 2022 Në ora: 08:02
Ilustrim

Fillimi i janarit shfrytëzohet si periudha më e mirë për të përcaktuar objektivat që doni të realizoni për vitin e ri, si dhe të bëni bilancet e atij që sapo lamë pas. Por, duke qenë se vijmë fill pas festave duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit. Ne ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut.

Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe rozmarinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

 Përbërësit: 2 litra ujë, 200 g rozmarinë dhe 2-5 shkopinj kanelle.

Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm degëzat e rozmarinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni rozmarinën dhe lërini të ziejë së bashku, për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat