Vaji i lulediellit për të skuqur shpëton zemrën

Shëndetësia

Vaji i lulediellit për të skuqur shpëton zemrën

Më: 8 janar 2022 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e skuqura, mund t’i shijoni ato pa pasur frikë se dëmtoni zemrën, por gjithmonë duke zgjedhur t’i skuqni në vaj ulliri ose luledielli.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Madrid-it, pasi analizuan zakonet e 40757 personave për 11 vjet.

Të gjithë pjesëmarrësit treguan sesa herë në javë konsumonin ushqime të skuqura.

Në fund, studiuesit deklaruan se personat që kishin vdekur nga problemet kardiovaskulare ishin 1135, por ata nuk kishin gjetur asnjë lidhje mes konsumit të ushqimeve të skuqura në vaj ulliri ose luledielli, me rrezikun e sëmundjeve koronare ose vdekjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat