Kur ndizni një cigare, a jeni të sigurt se po ndieni me të vërtetë shije duhani?

Shëndetësia

Kur ndizni një cigare, a jeni të sigurt se po ndieni me të vërtetë shije duhani?

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Edhe duke e ditur se është zgjidhja më e mirë për ta, përsëri njerëzit nuk e kanë të thjeshtë të heqin dorë nga cigaret - disa prej tyre sepse e kanë të pamundur, të tjerë për shkak të ritualit që shoqëron pirjen e cigares.

Sidoqoftë, ajo për të cilën jemi të pasigurt është nëse kushdo që ndez cigare ia ka në të vërtetë idenë se çfarë shijeje ka në të vërtetë duhani.

Por, përse kjo pyetje?

Në ndezje, temperatura e cigares arrin deri në 850 gradë Celcius dhe nis të çlirohet tymi, i cili është përbërësi më i dëmshëm i një cigareje. Tymi përmban rreth 6 mijë substanca, nga të cilat rreth 100 janë të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, ndaj edhe konsiderohet si shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me cigaren. Prandaj, djegia si proces si edhe tymi që krijohet nga ky proces, janë në fakt problemet më të mëdha.

Si alternativat po i "fikin“ cigaret?

Duke arritur të përcjellin nikotinën pa djegie dhe pa tym. Në këtë mënyrë, ekspozimi ndaj substancave të dëmshme reduktohet në mënyrë drastike, krahasuar me cigaren. Alternativat moderne bazohen në teknologjinë e ngrohjes duke mos djegur, si rezultat i së cilës çlirojnë aerosol - një kombinim grimcash të lëngshme dhe të gurta me ajrin, përbërja e të cilit ndryshon në mënyrë drastike nga përbërja e tymit të duhanit.

Studimet e shkencëtarëve kanë konfirmuar se duke përdorur produkte pa tym ekspozimi ndaj kimikateve ulet deri në 95% në krahasim me cigaren konvencionale, ndaj edhe një numër gjithmonë e në rritje i ekspertëve të shëndetit u rekomandojnë të rriturve të cilët zgjedhin ta lënë cigaren, të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme. Ata sugjerojnë se përdorimi i këtyre pajisjeve shmang përbërësit e dëmshëm që gjenden tek tymi i cigares, përmes një mënyre më pak të dëmshme të konsumit të duhanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat