E ftohtë apo e nxehtë? Merr fund dilema, ja si duhet të konsumohet kafja për të pasur efekte sa më të shëndetshme

Shëndetësia

E ftohtë apo e nxehtë? Merr fund dilema, ja si duhet të konsumohet kafja për të pasur efekte sa më të shëndetshme

Më: 23 janar 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Shumica prej nesh zgjohen në mëngjes me kafe. Disa preferojnë ta pinë menjëherë ndërsa të tjerë e preferojnë të ftohtë.

Një studim zbuloi se kafeja inkurajon ndjenjat e mirësisë dhe lumturisë. Kokrrat e kafesë përmbajnë vitamina B, kalium, riboflavinë dhe komponime të ndryshme bimore.

Kafeja është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Cila është më e shëndetshme, kafeja e nxehtë apo e ftohtë? Kafeja e ftohtë ka tendencë të jetë më pak acide dhe më e butë për sistemin tuaj të tretjes. Për shkak të aciditetit më të ulët, kafeja e ftohtë ndihmon nëse keni refluks në stomak ose ndonjë problem me tretjen.

PH e kafesë së nxehtë dhe të ftohtë është pothuajse e njëjtë dhe varion nga 4,85 në 5,13. Prandaj, kafeja më e ftohtë rekomandohet për ata që kanë probleme me stomakun, ndërsa në raste të tjera është më mirë të pini kafe të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat