Ilaçet natyrale, që shërojnë gjëndrat tiroide

Shëndetësia

Ilaçet natyrale, që shërojnë gjëndrat tiroide

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Shkaku i përbërësve, boronicat e kuqe të përziera me erëza dhe lëng limoni ndihmojnë në shërimin e gjëndrave tiroide, përderisa përmirëson simptomat e tiroideve. Ndryshimet në gjëndrat tiroide janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.Duhet t'jua bëjmë të qartë se pijet natyrale nuk shërojnë hipotiroidizmin ose hepertiroidizmin. Konsumojeni përditë për t'u kujdesur rreth gjëndrave tiroide dhe për të pakësuar simptomat, si: dhimbjet, lëkurën e thatë, rënien e disponimit, humbjen e energjisë, disponimin e keq, mbajtjen e lëngjeve në organizëm, flokë apo thonj të dobët, ndjenja e nxehtit apo ftohtit.

BORONICAT E KUQE

Boronicat janë një nga ushqimet më të pasura me antioksidues për meshkujt. Jo vetëm këtë, por posedojnë një sasi të madhe me jod. Nëse vuani nga hipertiroidizmi, më mirë t'i shmangni, por në përgjithësi kujdesen dhe parandalojnë çrregullimin, që ndërlidhet me gjëndrat tiroide dhe nuk ka ilaç më ët mirë se një gjysmë gotë lëng me boronica të kuqe (100 gr).

LËNGU I LIMONIT

Mos harroni të pini për çdo ditë lëng limoni. Kjo ndikon në tretjen më të lehtë të ushqimit dhe rregullon funksionimin e gjëndrave tiroide. Pasi është i pasur me acide, vitamina dhe minerale, lëngu i limonit jo vetëm se pastron trupin, por edhe rrit forcën natyrale mbrojtëse të trupit dhe energjinë.

ARRËMYSHKU

Kur konsumohet me rregull dhe në dozë të vogël, arrëmyshku e mbron metabolizmin dhe përmirëson funksionimin e gjëndrave tiroide. Janë të fuqishme po ashtu në luftimin e inflamacioneve dhe mbajtjen e lëngjeve. Parandalon mpiksjet e gjakut dhe ndihmon lëkurën, duke parandaluar tharjen e saj dhe humbjen e elasticitetit.

KANELLA

Erëzat natyrale janë thesaret e Nënës Natyrë dhe mund të kujdesen ndaj shëndetit. Para përdorimit të sheqerit apo kripës, erëzat mund ta rregullojnë shijen. Kështu, përkujdesuni të përfshinë kanellën në pije, derisa ndihmon në mbrojtjen edhe të gjëndrave tiroide. Është erëz që stimulon punën gjëndrave tiroide.

XHENXHEFILI

Nëse keni rrënjë xhenxhefili, atëherë keni ilaçin natyral për gjëndrat tiroide. Xhenxhefili lufton inflamacionet dhe dhimbjet e po ashtu dhuron trupit energji. Ka efekt antioksidues dhe është i dobishëm për kujdesin ndaj lëkurës dhe për përmirësimin e tretjes. Nëse keni dhimbje koke apo dhimbje të tjera në trup, përkujdesuni të përfshini xhenxhefilin në ushqimin dhe lëngjet tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat