Ju është bërë “lëkura si mish pule”, vuani nga ky problem, shmangni këto ushqime

Shëndetësia

Ju është bërë “lëkura si mish pule”, vuani nga ky problem, shmangni këto ushqime

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

A e keni parasysh kur i themi miqve, “të është bere lëkura si mish pule”? Këtë pamje jemi mësuar ta shohim shpesh te disa njerëz të cilët sidomos në verë, i kane krahët të mbushur me puçrra të tilla.

Por kjo quhet ndryshe “lëkurë pule”. Ky lloj inflamacioni ka disa shkaqe që çojnë në shfaqjen e saj dhe mes tyre është intoleranca ndaj glutinës.

Nuk mund të flitet për një sëmundje mirëfilltë, por është një hiper ndjeshmëri ndaj glutenit që nuk duhet nënvlerësuar.

Ky reaksion manifestohet në lëkurë për disa shkaqe, mes tyre astma, alergjitë, mungesa e vitaminës A dhe acidesh yndyrore si dhe luhatje hormonale.

Problemet me këtë lloj lëkure mund të shkaktojnë diarre, kapsllëk por edhe migrenë. Intoleranca ndaj glutenit kurohet me anë të një diete të ekuilibruar.

Disa nga ushqimet që duhen shmangur janë disa lloje mielli, buka, makaronat, biskotat dhe tortat. Gjithashtu duhen shmangur edhe produkte ushqimore me bazë brumin, orizi, patatet e skuqura ose të pjekura.

Duhet shmangur edhe qumështi, qumështi pluhur, pijet me bazë qumështin dhe soja. Ndër të tjera duhen eliminuar edhe karamelet dhe ëmbëlsirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat