Ky zakon i thjeshtë mëngjesi do t’ju ndihmojë të humbni peshë

Shëndetësia

Ky zakon i thjeshtë mëngjesi do t’ju ndihmojë të humbni peshë

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 10:09
Ilustrim

Nëse po luftoni të humbisni peshë, përpiquni të kaloni pak kohë në natyrë menjëherë pasi jeni zgjuar. Në këtë mënyrë do të humbni peshë, sugjeron një hulumtim i fundit. Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Northwestern u kërkuan 54 të anketuarve, me një moshë mesatare 30 vjeç, të mbanin një monitor rreth kyçit të dorës që mat ekspozimin e tyre ndaj diellit të mëngjesit.

U zbulua se njerëzit që kalonin më shumë kohë në diellin e mëngjesit kishin një indeks më të ulët të masës trupore, pavarësisht nga niveli i aktivitetit të tyre gjatë ditës, mosha ose marrja e kalorive. Ekspertët pohojnë se ekspozimi në diellin e hershëm të mëngjesit, ndryshe nga më vonë gjatë ditës, është një impuls me të cilin sinkronizohet bioritmi ynë i brendshëm.

Kjo lehtëson krijimin e një rutine gjumi, e cila ndihmon metabolizmin të funksionojë në mënyrë më efikase. Si një arsye tjetër, studiuesit përmendin cilësinë e dritës së mëngjesit: është më e fortë se drita e pasdites sepse përmban më shumë dritë blu. Janë këto rreze blu që kanë ndikimin më të fortë në bioritmin tonë. Sa kohë duhet të kaloni në diellin e mëngjesit?

Përpiquni të pini kafen e mëngjesit në ballkon ose tarracë – 20 deri në 30 minuta rreze dielli nga ora 8 e mëngjesit deri në mesditë janë të mjaftueshme. Më e mira nga të gjitha, kaq shumë kohë i mjafton trupit tonë për të sintetizuar vitaminën D nga rrezet e diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat