Thuaji “jo” plakjes së parakohshme duke hequr dorë nga këto zakone

Shëndetësia

Thuaji “jo” plakjes së parakohshme duke hequr dorë nga këto zakone

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Ilustrim

Ushqimi i duhur dhe i ekuilibruar, ushtrimet fizike, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit janë vetëm disa nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në trupin tuaj. Për shembull, hidratimi i mjaftueshëm kontribuon drejtpërdrejt në elasticitetin e lëkurës. Në të njëjtën kohë, gjumi adekuat dhe cilësor ndihmon të dukeni më të rinj, më të bukur dhe më të relaksuar.

Pirja e duhanit

Nuk është për t’u habitur që pirja e rregullt e duhanit bën të dukenni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë. Kjo ndodh sepse cigaret përmbajnë kimikate që, pasi lëshohen në ajër në formë tymi, priren të “ndotin” çdo gjë që vjen në kontakt (lëkurën, dhëmbët, sytë, madje edhe flokët). Përveç kësaj, mund të shkaktojë dëme serioze me gojën, fytin dhe mushkëritë tuaja.

Gjumi i pamjaftueshëm

Gjumi i pamjaftueshëm privon nga energjia mendore dhe fizike që nevojitet për të kaluar një ditë të zakonshme. Përfundimi është se mungesa e gjumit bën të dukemi dhe të ndihemi vite më të vjetër se sa jemi, ndërkohë që e bën të vështirë kryerjen e të gjitha detyrave.

Gjendje e keqe fizike

Ju vetë e kuptoni se një jetë sedentare nuk do të përmirësojë kurrë shëndetin e trupit tuaj. Vendosni ushtrimet në rutinën tuaj të përditshme dhe përgatituni ta shihni veten më të ndritshëm, më të shëndetshëm dhe më të ri se kurrë.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Dieta është faktori numër 1 për një trup të shëndetshëm. Frutat dhe perimet e freskëta ndihmojnë për të pasur një lëkurë të bukur, me shkëlqim dhe për këtë arsye të dukeni afër moshës tuaj reale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat