Pse nuk duhet ta përdorni shampon pas datës së skadencës

Shëndetësia

Pse nuk duhet ta përdorni shampon pas datës së skadencës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Nëse dëshironi të keni flokë të përsosur dhe skalp të shëndetshëm, duhet të kontrolloni datën e skadencës së shampos tuaj. Ndodh shpesh që njerëzit ta përdorin produktin për flokët edhe pse mund të ketë kaluar data e skadencës.

Sipas ekspertëve, shampot zgjasin 18 muaj nga hapja, ndërsa nëse nuk është hapur kurrë, mund ta ruani deri në tre vjet në dollap. Por çfarë ndodh kur shampoja ka skaduar? Shampo e “dëmtuar” ka një efekt të drejtpërdrejtë në flokë dhe lëkurën e kokës.

Pra, gjëja e parë që do të ndodhë nëse përdorni shampo të skaduar, është shfaqja e acarimit dhe kruajtjes në lëkurë. Nëse jeni një nga ata me fat, thjesht do të zbuloni se shampo nuk i bëri asgjë flokëve tuaj. Kjo sepse kur shampoja skadon do të thotë se ka pësuar një ndryshim kimik dhe për këtë arsye nuk është efektive.

Si të dalloni që shampoja ka skaduar?

Data e skadencës është shenja kryesore që shampoja juaj nuk është më e përshtatshme për përdorim. Cilat janë shenjat e tjera? Nëse shampoja juaj ka ndryshuar ngjyrën, strukturën dhe erën, atëherë do të kuptoni se nuk është e përshtatshme për përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat