A vuani nga ekzema?

Shëndetësia

A vuani nga ekzema?

Më: 6 mars 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Ekzema është një sëmundje shumë e zakonshme e lëkurës. Është një gjendje kronike që e bën lëkurën të skuqet dhe të kruhet por ka efekte të tjera anësore, ndërsa me kalimin e kohës tenton të acarohet. Nuk janë vetëm ilaçet që mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga ekzema por ka dhe disa kura natyrale që mund të lehtësojnë simptomat.

Krem ose xhel me aloe vera

Efektet antibakteriale dhe antimikrobike të aloe verës prandalojnë infeksionet e lëurës, që vijnë kur një person ka lëkurë të thatë dhe të plasaritur. Filloni me një sasi të vogël xheli për të kontrolluar ndjeshmërinë e lëkurës, pasi ndonjëherë, aloe vera mund të shkaktojë djegie ose pickim. Megjithatë, në përgjithësi është i sigurt dhe efektiv për të rriturit dhe fëmijët.

Uthull molle

Këshillohet të tregoni kujdes kur të përdorni uthull molle pasi aciditeti mund të dëmtojë indet e buta. Uthulla e mollës duhet të hollohet gjithmonë përpara se të aplikohet në lëkurë pasi mund të shkaktojë djegie ose lëndime të tjera.

Vaj kokosi

Përmban shumë acide yndyrore të dobishme për lëkurën dhe ndihmon lëkurën e thatë, lufton inflamacionin dhe shëndetin e barrierave të lëkurës. Aplikimi mund të bëhet disa herë në ditë dhe veçanërisht para gjumit për të mbajtur lëkurën të hidratuar gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat