Mënyra se si e gatuajmë orizin mund të sjell probleme shëndetësore

Shëndetësia

Mënyra se si e gatuajmë orizin mund të sjell probleme shëndetësore

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Sipas ekspertëve dhe kërkimeve të reja shkencore, mënyra se si e gatuajmë orizin mund të na dërgojë drejt diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Gatimi i orizit në tenxhere derisa uji të avullojë, nuk është aspak e shëndetshme.

Kjo metodë mund të jetë e pamjaftueshme për të hequr arsenikun nga orizi, i cili përmban toksina dhe pesticide që gjenden në tokë.

Sipas këshillave, mënyra më e sigurt për të gatuar orizin është ta lini në një tenxhere të qëndrojë në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas ta shpëlani në mëngjes derisa uji të bëhet i pastër.

Prania e arsenikut në këtë ushqim u vërtetua nga profesori i shkencave biologjike Andy Meharg, i cili testoi gatimin e orizit duke përdorur tre metoda.

Metoda e parë

Profesori testoi mënyrën më të zakonshme të gatimit. Ai vendosi dy pjesë ujë në njëren pjesë të orizit dhe pasi uji u avullua, niveli i arsenikut nuk ndryshoi.

Metoda e dytë

Ai morri pesë pjesë të njejta të orizit dhe i vendosi në ujë. Orizi i tepërt hidhej jashtë gjatë gatimit, kështu që niveli i arsenikut ishte gjysma më i ulët.

Metoda e tretë

Ai e vendosi orizin në ujë gjatë natës dhe më pas gjeti se kishte 80 përqind më pak grimca toksike se më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat