Mjekja: Intriguese për problemin me veshkë te fëmijët është temperatura

Shëndetësia

Mjekja: Intriguese për problemin me veshkë te fëmijët është temperatura

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:27
Lidava Spahiu

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut pasi kryejnë funksione jetësore të tilla si: Detoksifikimi i gjakut dhe filtrimi i toksinave apo mbetjeve nëpërmjet urinës, eliminimi i ujit të tepërt apo dhe depozitimi i tij kur është e nevojshme, stabilizimi i niveleve të fosfatit, kalciumit dhe mineraleve të tjera në organizëm.

Prandaj, është thelbësore që ashtu si për çdo organ tjetër të kujdesemi edhe për mirëfunksionimin tyre.

Në emisionin “Familja Ime” doktoresha, Lidvana Spahiu – pediatre nefrologe ka theksuar se problemet me veshka janë të shumta dhe nuk përjashtohen as fëmijët që nga lindja.

Por, sipas saj duhet të kemi kujdes kur fëmijët kanë temperaturë e cila nuk mund të kontrollohet pasi temperatura e lartë mund të jetë një ndër indikatorët që fëmija ka probleme me veshkë.

“Intriguese në fakt është temperatura trupore e lartë ajo është një prej parametrave që ndoshta do të kemi probleme me veshkë”, tha ajo.

Spahiu, poashtu theksoi se infeksionet urinare, pas atyre të rrugëve respiratore janë të dytat për nga shpeshtësia te fëmijët, për të cilat duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm.

“Gjithmonë kur nuk gjejmë shkakun në ndonjë inflamacion të fytit ose të frymëarrjes së rrugëve të sipërme ose të poshtme, atëherë gjithmonë duhet të dyshojmë mos kemi probleme me infeksione urinare”.

“Për shkak se është e njohur që infeksionet urinare mas infeksioneve të rrugëve respiratore ose të frymarrjes janë të dytat për nga shpeshtësia te fëmijët kështu që këtë duhet ta kemi gjithmonë parasysh një urinë e thjeshtë shumë na tregon”, u shpreh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat