Gjendja e keqe emocionale e dëmtoni sistemin imunitar

Shëndetësia

Gjendja e keqe emocionale e dëmtoni sistemin imunitar

Më: 26 mars 2022 Në ora: 06:52
Ilustrim

Edhe njerëzit që nuk kanë arsye për të qenë të pakënaqur, ndonjëherë bien në çekuilibër emocional. Gjendja e keqe emocionale jo vetëm që bllokon produktivitetin dhe efikasitetin tuaj, por në kushte të tilla shpesh dëmtoni sistemin tuaj imunitar.

Për të ndihmuar veten në këto momente, duhet të zotëroni aftësinë e drejtimit të mendimeve. Mjafton t’i drejtoni vetes katër pyetje në mënyrë që të ndiheni të fprtë dhe me plot energji gjatë gjithë ditës.

Çfarë më bën të lumtur tani?

Shumica e gjërave që duam janë qëllimet tona që na çojnë në objektivin kryesor – lumturinë. Shumica e gjërave që përpiqemi t’i arrijmë, si suksesi, mendojmë se do të na bëjnë të lumtur dhe kur nuk mund ta bëjmë këtë, ndihemi keq dhe të mërzitur.

Kur i bëni vetes këtë pyetje, do të zbuloni se ka shumë gjëra rreth të cilave mund të ndiheni të lumtur. Shikoni përreth jush, partnerin, miqtë, shtëpinë, punën apo edhe disa kujtime të bukura.

Çfarë më emocionon për momentin?

Kur i bëni vetes këtë pyetje, automatikisht do të kuptoni se çfarë është më e rëndësishme për ju gjatë ditës. Nuk duhet të jenë gjëra të mëdha, thjesht gjëra të vogla që mund t’ju rregullojnë ditën. Jini të gëzuar për darkën me familjen ose për mesazhin që keni marrë.

Për çfarë ndihem krenare?

Kjo ju bën shumë të fuqishëm. Ne shpesh fokusohemi në të metat dhe mangësitë tona dhe harrojmë të ndalemi dhe të shikojmë sa larg kemi arritur dhe sa gjëra të bukura kemi bërë.

Për çfarë ndihem mirënjohës?

Mirënjohja ka një ndikim të madh pozitiv tek ata që dinë ta ndjekin atë. Nuk mund të ndjeni kurrë mirënjohje dhe urrejtje në të njëjtën kohë. Pas kësaj pyetjeje, ju filloni t’i shihni njerëzit dhe ngjarjet rreth jush si një dhuratë. Mendoni për këto gjëra në vend që të ankoheni vazhdimisht për jetën. Do të mësoni gjithashtu se si të falni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat