Përzieni vajin e ullirit në gojë dhe përcillni ndryshimet

Shëndetësia

Përzieni vajin e ullirit në gojë dhe përcillni ndryshimet

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Përzierja e vajit të ullirit në gojë sipas ekspertëve është e shëndetshme kundër trombozës, artrozës, paralizës, të thatit në lukth, sëmundjeve të fermave, por edhe te dhimbjet e përditshme që përcjellin njeriun çdo ditë, si dhimbjet e kokës, të dhëmbit apo te bronkitisi.

Për më shumë, kjo metodë është e hatashme kundër tumoreve, ngërçeve dhe sëmundjet e nervave, e aleat juaji mund të jetë edhe te inflamacionet në tru dhe sëmundjet e gjakut. Mirëpo, kujdes, jo secili lloj i vajit është për përzierje, ju nevojitet një lugë e supës me vaj ulliri, lulediellit ose e susamit që ngadalë përzihet në sipërfaqen e gojës për 20 minuta.

Këtë qasje të re të shërimit e ka prezantuar dr. F. Karach në kongresin e onkologëve dhe kardiologëve.

Këtu bëhet fjalë për përzierjen e llojeve të përmendura të vajit, e përmes kësaj metode eliminohen të gjitha helmet. Nëse e keni mbajtur në gojë për sasinë e caktuar, kur ta pështyni pas 20 minutave, vaji do të marrë ngjyrë të bardhë të ngjashme me qumështin, e pasi ta keni hequr nga goja, gojën duhet ta shpëlani me ujë të ngrohtë, brushë dhe pastë të dhëmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat