Epidemia psikike, apo kompleksi i shqetësimeve, fenomenet dhe këshillat normalizuese

Shëndetësia

Epidemia psikike, apo kompleksi i shqetësimeve, fenomenet dhe këshillat normalizuese

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Me sa kam konstatuar nëpërmjet përcjelljes së gjendjes tuaj sa emocionale dhe sjelljes në praktikë në jetën e përditshme, fatkeqësisht ju vuani nga një kompleks shqetësimesh apo epidemia psikike.

Ç’është epidemia psikike?

Kjo dukuri përmban sa histeri dhe krizë të brendshme dhe priret nga papërgjegjshmëria deri dhe angazhimi për të konsumuar disa lloj sjelljesh apo veprimesh shumë të pa hijshme deri dhe në kryerje krimesh.

Kjo lloj epidemie e ka origjinën mbi 80% nga Gjeni (Gjeni: element përbërës i kromozomeve të bërthamës qelizore që është përçues i tipareve të trashëgimisë në organizimin pasardhës), që trashëgohen apo përcillen, nga ndjenja dhe sjelljet keqbërëse apo keqdashëse (perversiteti), që në thelb ka primitivitetin.

Konkretisht çfarë konstatoj te ju?

Në natyrën tuaj shfaqet: Padurimi, paragjykimi, pasiguria, ngopja psikike, si dhe anemia, mungesë të hemoglobinës. Nuk keni të zhvilluar epifizën dhe përjetoni dobësim të theksuar të testosteroneve dhe për pasojë, të gjitha këto dukuri sjellin: Papërshtatshmërinë me gjendjen tuaj shpirtërore, morale, fizike dhe fiziologjike dhe së fundmi mendoni vazhdimisht vetëvrasjen ose “vdekjen e vullnetshme”, që mos e realizofsh kurrë…!

I shpjegojmë këto fenomene një e nga një me radhë si:

Padurimi: Dobësi e brendshme i cili nuk i jep kohë Un-it për të pranuar dhe duruar vështirësitë.

Paragjykimi: është një mënyrë të menduari që ka lidhje me marrjen e një qëndrimi negative të pa justifikuar ndaj një personi ose objekti të caktuar

Pasiguria: është një proces që ka të bëjë me shpërbërjen e strukturës, individuale të personalitetit që shtrihet që nga qenia e jashtme e njeriut e deri në brendësi të saj.

Ngopja psikike: Kjo ka të bëjë me gjendjen e pakënaqësisë emotive e cila vazhdon për një kohë të gjatë, që manifeston lodhje, pafuqi dhe mos interes për të thithur informacion qoftë ky dhe i domosdoshëm apo jetik.

Trigliceride: Yndyrë nervash

Anemi: Pagjakësi ose pakësim gjaku.

Epifizë: Gjëndër me sekretim të brendshëm që ndodhet në trurin e ndërmjetëm. Hormoni i epifizës ndikon në zhvillimin seksual, sidomos te meshkujt.

Atëherë me që ju kini problem aneminë, po përcjell informacionin rreth tij dhe disa këshilla për ta normalizuar disi.

Anemi: Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, ose pagjakësi. Shoqërohet me mungesë gjallërie, dobësie të përgjithshme, apo pafuqi pra gjendje debuluese të vazhdueshme.

Njeriu që vuan nga anemia quhet ANEMIK, i cili në pamje është i dobët e i zbehtë për shkak të pagjakësisë dhe më shumë këtë e pasqyron fytyra e zbehtë apo anemike.

Gjithsesi, anemia ka të bëjë me humbjen e plotë të mimikës shprehëse, që shfaqet pas sëmundjes së qendrave motore. Anemia shoqërohet me humbjen e aftësisë së njeriut për të komunikuar me anën e gjesteve dhe në të njëjtën kohë, humbet aftësinë e njohjes domethënëse të gjesteve te të tjerët. Format më të shpeshta të saj janë motorike—pra me humbje të aftësisë së gjestikulimit; kur ajo është sensorike — ka të bëjë me pamundësinë e njohjes dhe të të kuptuarit se çfarë përcjellin të tjerët, gjatë një bisede, apo bashkëbisedimi.

Edhe se kjo sëmundje i përket për ta ekzaminuar dhe kuruar mjekësia, gjithsesi dhe psikologu mund të japi disa këshilla të mundshme si:

Duhet kuptuar dhe vlerësuar se anemia, po s’u kap dhe të kurohet në kohë është me mjaft pasoja, për të gjithë gjendjen shëndetësore të qenies tuaj.

Nuk duhet të dekurajohesh, nga fjalët e ndo një mjeku i cili duke qenë i drejtpërdrejtë, mund t’ju ketë thënë se është sëmundje relativisht e rëndë dhe do një mjekim të kujdesshëm dhe mjaft të gjatë, përvojat tregojnë se mjaft njerëz të vullnetshëm dhe optimistë, të cilët kanë ditur ta frenojnë, apo minimizojnë, madje duke përdorur arritjet shkencore në fushën e farmaceutikës edhe janë shëruar gati plotësisht.

Veç medikamenteve të rekomanduara nga mjeku specialist, duhet të praktikosh mjaft çarja të ndryshme ku nga më të efektshëm janë ai i:

Hithrës, boronicës , gjethes së manaferrës të dalë rishtas, kokrrat e trëndafil të egër Konsumimi i frutave (kokrrave), të manaferrës së egër dhe të butë, në përgjithësi duhet të konsumosh të gjitha frutat dhe zarzavatet sipas stinëve.

Duhet të heqësh dorë në mënyrë të rreptë që të përdorësh pijet alkoolike, përveç verës së kuqe deri në dy gota mesatare në ditë.

Edhe se je i pafuqishëm dhe ndjehesh i lodhur duhet, që të lëvizësh, duke bërë ecje me hap deri 20-30 minuta, apo edhe duke vajtur në ndonjë palestër dhe të aplikosh ato vegla gjimnastikore që e ndjen se i bën e ndjehesh rehat dhe relaksohesh, kjo do të të ndihmojë që edhe se trupi jot është dobësuar, ruan e disi forcon muskujt e gjithë trupit dhe s’lejon që trupi të ndjejë debulesë të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat