Çfarë është glioblastoma dhe cilat janë simptomat kryesore?

Shëndetësia

Çfarë është glioblastoma dhe cilat janë simptomat kryesore?

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:42

Ka dhjetëra forma të tumorit të trurit, një ndër to është edhe glioblastomën që është më e zakonshme tek të rriturit.

Është një tumor agresiv, me rritje të shpejtë me një jetëgjatësi jashtëzakonisht të shkurtër.

Glioblastomat janë tumore të shkallës katërt të trurit dhe nganjëherë quhen glioblastoma multiforme.

Më shumë se 2 mijë raste diagnostikohen çdo vit, shkruan The Sun.

Disa njerëz mund të jetojnë vetëm disa muaj pas diagnozës së tyre, ndërsa të tjerët mund të jetojnë deri në pesë vjet.

Simptomat mund të përkeqësohen shumë shpejt, ndonjëherë duke kaluar në humbje të vetëdijes.

Simptoma të tjera janë edhe humbja e oreksit, të vjella, luhatje humori, probleme në të folur, probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat