Një pankreas artificial mund t’ju shpëtojë nga diabeti!

Shëndetësia

Një pankreas artificial mund t’ju shpëtojë nga diabeti!

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:53
Ilustrim

Gati 900 pacientë me diabet të tipit 1 në Angli po testojnë në trupin e tyre një pankreas artificial që mund t’u ndryshojë jetën.

Ky inovacion mund të eliminojë nevojën për testimin duke marrë gjak në gisht dhe të parandalojë sulmet hipoglikemike, kërcënuese për jetën, kur nivelet e sheqerit në gjak bien. Teknologjia përdor një sensor nën lëkurë. Ai monitoron vazhdimisht nivelet dhe një pompë rregullon automatikisht sasinë e kërkuar të insulinës.

Charlotte, një gjashtë vjeçare nga Lancashire, është një nga 200 fëmijët që përdorin këtë sistemin hibrid. Nëna e saj tha se ka pasur një ndikim masiv në të gjithë familjen.

"Përpara kësaj gjithçka ishte manuale. Ne natën do të duhet të vendosim alarmin çdo dy orë për të kontrolluar insulinën në mënyrë që të kontrollonim uljet dhe ngritjet e sheqerit në gjak të Charlotte", tha ajo.

Sistemi hibrid nuk është plotësisht i automatizuar, sepse sasia e karbohidrateve që hahen gjatë vakteve duhet të përfshihet.

Rreth 400,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë diabet të tipit 1, një gjendje ku trupi nuk mund të prodhojë insulinë, hormoni që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Nëse nivelet e sheqerit në gjak nuk mbahen nën kontroll, pacientët me diabet rrezikojnë dëmtimin afatgjatë të zemrës, veshkave, syve dhe nervave të tyre.

Deri më sot, 875 pacientë i janë bashkuar programit pilot, i cili do të ketë pjesë të tij deri në 1000 persona. Rezultatet do të jenë pjesë e një vlerësimi nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit, i cili po shqyrton se ku do ta përhapë teknologjinë më gjerësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat