Diabeti – gjashtë rregullat që nuk duhen shkelur

Shëndetësia

Diabeti – gjashtë rregullat që nuk duhen shkelur

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Regjimi i duhur ushqimor për njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate.

Megjithatë, disa ushqime të caktuara janë të suksesshme në mbajtjen nën fre të sëmundjes.

Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë inflamacionin.

AgroWeb veçon perimet e freskëta, barishtet, legumet, kërpudhat, arrorët, frutat dhe ushqimet e fermentuara.

Në rastin e diabetikëve, listat e ushqimeve të mira e të këqija janë tepër të gjata.

Megjithatë, shkencëtarët kanë përpiluar një udhërrëfyes të saktë e të shkurtër për të përfituar më të mirat e ushqimeve.

Mos Iu Dorëzoni Urisë
Ekspertët thonë se në fund të çdo vakti, diabetikët duhet të sigurohen që janë të ngopur e të kënaqur me ushqimin.

Në këtë mënyrë, gjatë ditës ata do t’i shmangen nepsit për ushqime jo të shëndetshme, të shpejta e të përpunuara.

Të Freskëtat Janë Më Të Mira

Sa herë që t’ju marrë uria, AgroWeb.org ju kueshillon të siguroheni që të konsumoni ushqime të freskëta dhe mbi të gjitha pa substanca artificial shtesë.

Këto të fundit janë të dëmshme dhe jo vetëm për diabetikët.

Kujdes Me Racionet
Ushqimi i servirur nuk duhet të tejkalojë përmasat e pjatës së shtruar në tavolinë.

Nëse dëshironi të tregoheni të kujdesshëm me racionet, zgjidhni pjata më të vogla dhe jo të mbushura plot.

Kujdes Me Ushqimet E Shpejta Mes Vakteve
Kur ushqeheni me ushqime të pasura me fibër dhe proteinë, trupi nuk bie pre e cikleve të dëmshme të shpërthimit të sheqerit dhe glicemisë së lartë.

Nëse ju hahet diçka mes vakteve, hani një avokado, çokollatë të zezë, arrorë ose kokoshka të bëra vetë.

Darka, Vakti I Fundit
Diabetikët nuk duhet të konsumojnë asgjë tjetër pas darkës.

Përjashtim bëjnë ata që marrin isnulinë ose medikamente specifike kundër diabetit.

Megjithatë, edhe në këtë rast duhet të shmangni ëmbëlsirat, djathin, biskotat e të tjerë.

Pijet E Duhura
Mund të pini ujë ose çajra bimorë siç janë çaji jeshil ose çaji i zi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat