Kontrolloni vazhdimisht nëse e keni fikur hekurin apo sobën? Çfarë tregon për ju

Shëndetësia

Kontrolloni vazhdimisht nëse e keni fikur hekurin apo sobën? Çfarë tregon për ju

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:13
Ilustrim

Jeta në epokën moderne sjell me vete shumë probleme, por edhe sfida me shëndetin mendor. Në përpjekje për të shmangur ngjarjet negative, një person shpesh përdor teknika të ndryshme të pavetëdijshme. Një prej tyre është çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili sjell me vete disa veprime dhe simptoma kompulsive.

Ndodh që shumica, edhe pse e dinë se e kanë bërë diçka – mbyllin derën, fikin sobën etj – të jenë në dilemë nëse e kanë bërë vërtet. Ndonjëherë është e nevojshme që ta rishikoni, në mënyrë që të vazhdoni ditën.Çrregullimi obsesiv-kompulsiv zakonisht zhvillohet që në fëmijëri, por shfaqet midis moshës 20 dhe 30 vjeç.

Stimujt më të zakonshëm të detyruar lidhen me kontrollin dhe numërimin: një person kontrollon vazhdimisht atë që po bën. Një sjellje e tillë tek njerëzit mund të zgjasë për një kohë dhe të kalojë vetvetiu, dhe mund të zgjasë për një periudhë më të gjatë, pasi mund të përhapet në sjellje dhe veprime të ndryshme.

Këto sjellje përfshijnë (kontrollimi i derës së mbyllur disa herë, kontrollimi nëse gjithçka është e fikur në shtëpi disa herë etj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat