Një gotë qumësht në ditë ofron veti të shumta për shëndetin

Shëndetësia

Një gotë qumësht në ditë ofron veti të shumta për shëndetin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Edhe nëse nuk jeni adhurues i qumështit, mbani mend vetitë shëruese të këtij lëngu. A e pini mjaftueshëm? Qumështi dhe prodhimet e tij sugjerohen si burim i mirë për kalcium, sidomos për femrat që në moshën e shtyrë i kërcënon osteoporoza. Janë të shumta vetitë shëruese që ofron një gotë qumësht me vlerë të artë.

LUFTË KUNDËR MBIPESHËS

Në luftë me kilogramët e tepërt shumica e shmangin qumështin dhe prodhimet e tij, që është lëvizje e gabuar, sepse prodhimet e qumështit janë të pasura me kalcium, mineral i rëndësishëm për humbjen në peshë.

Në fakt, ushqimi që përmban shumë kalcium mund të parandalojë mbipeshën, e sipas studimeve personat që rregullisht e konsumojnë qumështin dhe prodhimet e tij janë më pak të rrezikuar për humbjen në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat