Një trapiant i qelizave mund të eliminojë obezitetin

Shëndetësia

Një trapiant i qelizave mund të eliminojë obezitetin

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

A është e mjaftueshme të transplantojmë neuronet “bebe” për të riparuar qarkun që mban nën kontroll peshën në tru?

Studiuesit e “Massachus-setts General Hospital” në SHBA, pasi morën nga embrionë kaviesh të shëndetshme qelizat e ipotalamit, pjesës së trurit ku janë recerptorët për hormonin leptina, i cili rregullon urinë, i bënë ato trapiant në ipotalamin e kavieve të rritura, që për shkak të një difekti gjenerik, nuk kishin recerptorë për leptinën dhe për pasojë ishin obezë.

Pas implantimit të qelizave, studiuesit krijuan një qark të nevojshëm për të mbajtur nën kontroll metabolizmin, falë leptinës, dhe në këtë mënyrë ata vunë re se pas pak kohësh kaviet arritën në peshën normale duke u dobësuar.

Ky është hapi i parë për të kuptuar se përse disa njerëz kanë tendencën të shëndoshen dhe të jenë obezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat