Çrregullimet e të ngrënit dhe mendimet negative

Shëndetësia

Çrregullimet e të ngrënit dhe mendimet negative

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Ajo që i karakterizon njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit është se ata vazhdimisht kritikojnë veten. A kalojnë vazhdimisht mesazhet negative në mendjen tuaj?

Shkruani dhjetë mendimet tuaja kryesore negative. Për çdo mendim negativ, shkruani një mendim alternativ përkatës që do të preferonit ta dëgjonit. Nëse mendimi juaj negativ është “Unë e urrej veten”, mendimi përkatës mund të jetë “Unë e dua veten”. Ose mund të jetë më realiste nëse mendimi përkatës thotë “I dua disa gjëra te vetja ime” ose “Po mësoj të dua veten”.

Herën tjetër që ju vjen në mendje një mendim negativ, përpiquni të mbani mend mendimin alternativ dhe ta përsërisni atë. Mendimet negative ndoshta ju vijnë më lehtë sesa ato alternative. Jini të durueshëm. Bëni një listë të alternativave pozitive në ditarin tuaj dhe shtoni të tjera.

Kur e kuptoni se po flisni negativisht për veten tuaj, përdorni këtë ndërgjegjësim si një mundësi për të përpunuar listën e alternativave. Është punë e vështirë por ia vlen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat