Çfarë i ndodh trupit nëse qëndroni gjatë ulur!

Shëndetësia

Çfarë i ndodh trupit nëse qëndroni gjatë ulur!

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 23:30
Ilustrim

Ndonjëherë e vetmja dëshirë që kemi, është të kemi një ditë të qetë ku të qëndrojmë shtrirë, e të mos lëvizim as edhe një muskul. Por ky stil jetese mund të sjellë probleme serioze në shëndet, si sëmundjet e zemrës apo diabeti. Në fakt, qëndrimi ulur ose shtrirë është më i rrezikshëm se sa duket. Kjo është arsyeja pse ne ju ftojmë të bëni një shëtitje, madje edhe nga dhoma juaj e ndenjes në kuzhinë. Ja disa nga pasojat!

Rrit mundësinë për shfaqjen e akneve!

Efekti numër një i pasivitetit është shtimi në peshë. Dhe një nga efektet e shtimit të peshës është se shkakton probleme specifike të lëkurës. Në fillim, obeziteti ndikon në barrierat e lëkurës duke e bërë lëkurën dukshëm më të thatë. Për më tepër, e bën personin të djersitet më shumë, duke çuar në bllokimin e poreve dhe shtimin e puçrrave në fytyrë.

Mund të dobësojë kockat

Muskujt dhe kockat janë inde të gjalla që bëhen më të forta kur ushtrohen. Kockat e atyre që ushtrojnë rregullisht priren të jenë më të forta se ata që nuk e bëjnë këtë. Kështu, kur dikush ulet në mënyrë joaktive për një periudhë të gjatë kohore, ata rrezikojnë të dobësojnë kockat e tyre.

Mund të shkaktojë celulit

Sot, shumica e punonjësve të zyrës e kalojnë pjesën më të madhe të kohës ulur, duke shkruar në kompjuterët e tyre. Disa shkencëtarë besojnë se periudhat e zgjatura të qëndrimit ulur zvogëlojnë qarkullimin e gjakut dhe shfaqjen e celulitit.

Mund të shkaktojë venat me variçe

Ndërsa ecim, muskujt tkurren, përkulen dhe ushtrojnë presion në enët kryesore të gjakut në pjesën e poshtme të këmbës. Është sikur çdo hap të ketë efekt si një pompë, që ndihmon në qarkullimin nga venat në zemër. Prandaj, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çon në qarkullim të dobët, i cili shkakton shfaqjen e venave me variçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat