Profili akademik i Dr. Sabri Tmavës

Shëndetësia

Profili akademik i Dr. Sabri Tmavës

Nga: Përgatiti Dr.Salih Krasniqi Më: 25 korrik 2022 Në ora: 10:26
Dr. Sabri Tmava

 

Dr. Sabri Tmava, Dr. sci.Med. – 1970 Kirurg i përgjithshëm- Laparoskopist- Endoskopist - 

Mjek, kirurg, endoskopist, magjistër dhe doktor i shkencave mjekësore. Lindi në Mitrovicë më 14.05. 1970. Shkollimin e mesëm e përfundoi me sukses të shkëlqyer në Mitrovicë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës (1994), me notë mesatare 9.6. Studimet pasuniversitare i kreu në vitin 2008, duke mbrojtur tezën e Magjistraturës me titull: “Roli i ERCP në diagnostikim dhe trajtimin e patologjive hepato-pankreatike” në Fakultetin e Mjekësisë Prishtinë.

Mw parw ka kryer specializimin nga Kirurgjia e Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, QSUT “Nënë Tereza”-Tiranë Shqipëri (1996–2001).

Në vitin 2009 kreu Trajnimin për Kirurgjinë e Pankreasit: Uni Clinic Mannheim/Germany (Prof. Stefan Post). Pastaj gjatë vitit 2007 Trajnimi për Kirurgji të Ezofagut dhe Laparoskopi: “San Donato Ospedale” (të Profesor Luigi Bonavina) Milano/Italy. Gjatë viteve 2005-2008 ishte Kryeshef i Departamentit për Kirurgji dhe Endoskopi në Spitalin Special në Vushtrri. Prej vitit 2007 është Pionier në Kosovë në operacionet e para në Mëlçi me aplikimin e Teknologjisë së avancuar Water – Jet dissector. Themelues i Qendrës Kirurgjike Endoskopike – Laparoskopike në Spitalin e Vushtrrisë (2007).

Dr. Sci. Tmava është gjithashtu edhe Pionier në Kirurgjinë Endoskopike (ERCP) të rrugëve biliare në Kosovë (2002). Hartues i Projektit në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës për themelimin e Qendrës së II për Endokirurgji në Kosovë. Në vitin 2002 ishte në Trajnim për Endoskopi Digjestive dhe ERCP: King Saudi University, King Khalid Hospital, (Prof.Ibrahim Al Mofleh) Riad/ Arabi Saudite.

Që prej vitit 2012 e në vazhdim, kirurg endoskopist në spitalin Amerikan, Prishtinë. Është anëtar i Shoqatës së Endoskopistëve të Arabisë Saudite, Shqipërisë dhe Kosovës.

Biografi e marrë nga Prof.Dr. Isuf Dedushaj më 16.06.2022

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat