​Një burrë 66-vjeçar me HIV është shëruar

Shëndetësia

​Një burrë 66-vjeçar me HIV është shëruar

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Ai mori një transplant të qelizave të gjakut që përmbanin një mutacion të rrallë.

Kësisoj pacienti rriti mundësinë që mjekët të jenë në gjendje të përdorin modifikimin e gjeneve për të rikrijuar mutacionin dhe për të kuruar pacientët.

Për momentin, mutacioni vendimtar që mposht virusin është i rrallë, duke e lënë trajtimin të padisponueshëm për shumicën dërrmuese të 38 milionë pacientëve që jetojnë me HIV, përfshirë mbi 1.2 milionë në Shtetet e Bashkuara.

Pacienti, i cili kishte jetuar më shumë se gjysmën e jetës së tij me virusin, është në mesin e një grushti njerëzish që u kuruan pasi morën qeliza burimore nga një donator me mutacionin e rrallë, thanë mjekët nga City of Hope, një qendër kërkimore dhe kanceri në Duarte, Kaliforni, i cili e trajtoi atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat