E kishit menduar ndonjëherë? Këto janë përfitimet befasuese të gogësitjes (hapjes së gojës)

Shëndetësia

E kishit menduar ndonjëherë? Këto janë përfitimet befasuese të gogësitjes (hapjes së gojës)

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Të gjithëve na “hapet goja”, kur jemi të lodhur apo kur nuk i kemi bërë të plota orët e gjumit. Gogësitja, një fenomen i çuditshëm fiziologjik ndodh si te njerëzit, ashtu edhe te qentë, majmunët, zogjtë dhe pothuajse çdo specie e njohur vertebrore përveç gjirafave (po, kjo është gjithashtu e çuditshme).

Bazuar në disa studime të skanimit të trurit, gogësima rrit aktivitetin e një zone të vogël të trurit të quajtur precuneus, e cila luan një rol të rëndësishëm në orientimin hapësinor, kujtesën dhe vetëdijen. Pra, në këtë kontekst, gogësimat apo hapja e gojës na ndihmon me përqendrimin dhe vëmendjen.

Dr. Andrew Newberg, një neuroshkencëtar dhe autor i librave të shumtë mbi këtë temë, përfshirë “Brain Weaver” dhe “How God Changes Your Brain”, i inkurajon gogësimat edhe kur nuk jeni të lodhur.

Tingëllon e pamundur? Nuk është. Thjesht bëni disa gogësima të rreme dhe pas pak do të vijë edhe e vërteta. Këshilla e mjekut Andrew është e thjeshtë:

“Gogësini sa më shumë që të jetë e mundur gjatë një dite, kur zgjoheni, kur po përballeni me një problem të vështirë në punë, kur përgatiteni për të fjetur dhe sa herë që ndjeni zemërim, ankth ose stres.”

A e dini se ekziston dhe një funksion social i gogësimit?

Po, mund të jetë një shenjë sociale për t'u larguar, por në varësi të rrethanave, mund të jetë gjithashtu një thirrje për vigjilencë. Në një udhëtim familjar rrugor, për shembull, gogësima e një shoferi mund të jetë një sinjal i rëndësishëm se ata kanë nevojë për një pushim.

Sigurisht, gogësima jonormale shoqërohet gjithashtu me migrenë të rëndë, depresion klinik dhe goditje në tru. Njerëzit që marrin anti-depresantë, veçanërisht ato serotonergjikë si Prozac, mund të vuajnë gjithashtu nga gogësima të shumta dhe të zgjatura.

Pavarësisht nga këto përjashtime, duket se një gogësimë jo vetëm që është një mënyrë e mirë për të na penguar të biem në gjumë gjatë turnit të natës, por edhe një mënyrë që mund të na ndihmojë të përqendrohemi për performancën maksimale. Është një koncept intrigues, me të cilin nuk humbisni asgjë nëse e provoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat